Dhuro për qendrën

Materiale/Publikime

Materiale/Publikime

EU4 DGJAKSH - EU4 Drejtësia Gjithëpërfshirëse për Aftësinë e Kufizuar në Shqipëri

Fuqizimi i rolit dhe kapaciteteve të organizatave mbrojtëse të të drejtave të personave me aftësi të kufizuara për t'u angazhuar efektivisht në forcimin e kuadrit ligjor për rritjen e aksesit në drejtësi dhe barazisë përpara ligjit për personat me aftësi të kufizuara, nëpërmjet ndikimit në sistemin e një drejtësie miqësore, institucioneve të drejtësisë të aksesueshme, procedurave të aksesueshme dhe ndihmës ligjore falas të aksesueshme dhe efektive.

Lexo më shumë

Praktika të Rekomanduara për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme Udhëzues për profesionistë

Udhëzuesi “Praktika të Rekomanduara për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme: Udhëzues për profesionistë” vjen i shumëpritur në gjuhën shqipe nga Fondacioni Down Syndrome Albania si një përkthim nga versioni në anglisht “Recommended Practices in Early Childhood Intervention: A Guidebook for Professionals”.

Lexo më shumë

Udhëzues Ndërkombëtar për Edukimin e Personave me Sindromën Down

Përmes botimit të këtij Udhëzuesi, Down Syndrome International (DSi) synon të përmirësojë edukimin e personave me
sindromën Down në mbarë botën dhe të kontribuojë në përmbushjen e së drejtës së tyre për edukim gjithëpërfshirës dhe
njësoj cilësor duke promovuar edukimin e tyre gjatë gjithë jetës, në përputhje me Nenin 24 (E drejta për Edukim) të Konventës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara (KDPAK, OKB, 2006) dhe Objektivin e Zhvillimit të Qëndrueshëm Nr. 4 (OZHQ 4 - Edukimi) të Agjendës për Zhvillimin e Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara (OKB, 2015).

Lexo më shumë

Të drejtat e njeriut nën optikën e të rinjve

Ky botim u realizua në sajë të zbatimit të nën grant-it “Together We Grow Stronger” në kuadër të projektit “Të rinjtë për të drejtat e njeriut në Shqipëri” i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe i zbatuar nga World Vision Albania dhe SEEYN i cili synon të fuqizojë organizatat e shoqërisë civile dhe angazhimin/aktivizimin e të rinjve në promovimin e të drejtave të njeriut në Shqipëri.

Lexo më shumë

Studim mbi shëndetin mendor të prindërve të fëmijëve me aftësi të kufizuara intelektuale dhe sfida në zhvillim.

Studimi është kryer nga Fatjona Hysi - Psikologe e Këshillimit Prindëror pranë Qendrës së Shërbimeve "PRO PAK" të Fondacionit Down Syndrome Albania

Të jesh prind është padyshim një nga përvojat dhe përgjegjësitë më të mëdha në jetë. Çdo prind në përditshmëri përjeton shumë dashuri dhe gëzim që buron nga fëmijët dhe marrëdhënia me ta por edhe plot sfida, vështirësi dhe stres. Pa diskutim që ardhja në jetë dhe rritja e një fëmije me aftësi të kufizuara apo sfida të tjera në zhvillim, dikton një dinamikë ndryshe në sistemin familjar.

Lexo më shumë