Bashkëpunimet dhe anëtarësimet e DSA-së

Bashkëpunimet dhe anëtarësimet e DSA-së

Down Syndrome Albania ka bashkëpunim me:

Down Syndrome Kosova - www.downsyndromekosova.org

Future for You (Elbasan) - www.facebook.com/futureforyou123/

Down Syndrome International - www.ds-int.org

Global Down Syndrome Foundation - www.globaldownsyndrome.org

European Association of Service Providers for Persons with Disabilities - www.easpd.eu

EDSA, European Down Syndrome Association - www.edsa.eu

Down Syndrome Turkey - www.downturkiye.org

 

Anëtarsimi:

Fondacioni Down Syndrome Albania është anëtarë e Down Syndrome International ( www.ds-int.org ). DSI është një organizatë ndërkombëtare që përfshin individë dhe organizata nga e gjithë bota dhe që angazhohet të përmirësojë cilësinë e jetës për individët me sindromën Down në të gjthë botën dhe promovon të drejtat e tyre për pranim dhe gjithëpërfshirje si anëtarë të vlefshëm dhe me të drejta të plota të komunitetit të tyre.

Gjithashtu Fondacioni Down Syndrome Albania është anëtarë e European Down Syndrome Association (www.edsa.eu/ ). EDSA është organizata europiane e sindromës Down dhe si e tillë mbështet dhe përfaqëson individët me sindromën Down në Europë. EDSA bashkon organizatat nga e gjithë Europa, duke i informuar dhe duke promovuar bashkëpunimin mes tyre për të përmirësuar jetën e individëve me sindromën Down dhe familjeve të tyre.

DSA së fundmi eshte anëtare dhe pranë EASPD, një OJF jofitimprurëse në sektorin e aftësisë së kufizuar, që promovon pikëpamjet e mbi 15,000 shërbimeve sociale dhe shoqatave të tyre ombrellë. Janë mbi 80 milionë njerëz me aftësi të kufizuara në të gjithë Evropën. Objektivi kryesor i EASPD është promovimi i mundësive të barabarta për personat me aftësi të kufizuara nëpërmjet shërbimeve efektive dhe me cilësi të lartë.

DSA eshte gjithashtu anetare e Fondacionit Global Down Syndrome, një organizatë që i është dedikuar përmirësimit të jetës se njerëzve me sindromën Down përmes Kërkimit Shkencor, Kujdesit Mjekësor, Edukimit dhe Advokimit.