EU4 DGJAKSH - EU4 Drejtësia Gjithëpërfshirëse për Aftësinë e Kufizuar në Shqipëri
- Scritto da Super User
- Published in Materiale/Publikime
- Hits: 57
- Stampa , Email
Fuqizimi i rolit dhe kapaciteteve të organizatave mbrojtëse të të drejtave të personave me aftësi të kufizuara për t'u angazhuar efektivisht në forcimin e kuadrit ligjor për rritjen e aksesit në drejtësi dhe barazisë përpara ligjit për personat me aftësi të kufizuara, nëpërmjet ndikimit në sistemin e një drejtësie miqësore, institucioneve të drejtësisë të aksesueshme, procedurave të aksesueshme dhe ndihmës ligjore falas të aksesueshme dhe efektive.
Financuar nga Bashkimi Evropian
Periudha e zbatimit: 34 muaj
Zbatues të projektit: Fondacioni Shqiptar për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara (FSHDPAK), Shoqata Kombëtare Shqiptare e Njerëzve që nuk Dëgjojnë (ANAD); Fondacioni Down Syndrome Albania (DSA).
Partnerë: Ministria e Drejtësisë, Drejtoria e Ndihmës Juridike Falas, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale
Shtrirja e projektit: 5 Bashki:Tirana, Gjirokastër, Fier, Shkodra, Korça
Fusha kryesore të ndërhyrjes:
Ndikim në politika dhe legjislacion: Propozimi i ndryshimeve ligjore, monitorimi i legjislacionit dhe sigurimi i përputhjes së tij me Konventën për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara dhe Standardet e BE-së, bashkë me hartimin e udhëzimeve dhe udhërrëfyesve për institucionet përgjegjëse.
Qasje gjithëpërfshirëse: Rritja e aftësive të grupeve të interesit të sistemit të drejtësisë, organizatave dhe aktivistëve për të nxitur qëndrime, sjellje dhe reagime më të mira për në lidhje me njohjen e barabartë para ligjit dhe aksesin në drejtësi.
Edukimi mbi Ligjin: Edukimi personave me aftësi të kufizuar dhe komuniteteve të tyre për të drejtat dhe detyrimet e tyre sipas ligjit duke përfshirë përdorimin e platformave online të ndihmës juridike.
Aksesi në Drejtësi: Ofrimi i shërbimeve ligjore falas për personat me aftësi të kufizuara, si nëpërmjet internetit, ashtu edhe fizikisht, për të siguruar akses të barabartë në drejtësi.
Aksesueshmëria: Përshtatja e informacionit ligjor dhe e materialeve të projektit në formate të aksesueshme për personat me aftësi të kufizuara.
2000 persona me aftësi të kufizuara të mbështetur me informacion të përshtatur dhe të aksesueshëm.
Mbështeje për 40 OJF/ organizata PAK dhe 15 aktivistë të aftësisë së kufizuar përmes programeve/trajnimeve të përshtatura arsimore.
Ngritja e kapaciteteve për 220 punonjës të autoriteteve përkatëse publike/private të sistemit te drejtësisë përmes 11 seksioneve trajnuese.
Aftësimi i 120 personave me aftësi të kufizuara për përdorimin e platformave interaktive online dhe të aksesueshme të ndihmës juridike.
Sigurimi i ndihmës juridike falas të lëvizshme/në kushte shtëpie dhe online për 900 përfitues, persona të margjinalizuar me aftësi të kufizuar.
Propozimi i të paktën 2 (dy) ndryshimeve ligjore për njohjen e zotësisë juridike për të vepruar për personat me aftësi të kufizuara.
Krijimi i 1 udhëzuesi dhe 4 materialeve informative, përfshirë në formate alternative dhe të aksesueshme për personat me aftësi të kufizuara.
Përgatitja e 1 raporti monitorues, duke përfshirë raporte të aksesit të ambienteve në gjykata, komisariate, qendra dhe klinika ligjore që ofrojnë ndihmë juridike.
Nëse keni nevojë për ndihmë ligjore falas, mund të na shkruani në platformën e aksesueshme:
Materiale:
Easy read:
- Material informues - Barazia përpara ligjit
- Ndihmë ligjore përmes Platformës së Aksesueshmërisë
- Material informues - Ligji për ndihmën juridike të garantuar nga shteti
Video në gjuhën e shenjave & audio
- Flete informacioni aksesi ne drejtesi ne gjuhen e shenjave dhe audio
- Platforma Online gjuha e shenjave dhe audio
- Udhezues per ndihmen ligjore ne gjuhen e shenjave dhe audio
Fletëpalosje
- Udhërrëfyes për garantimin e barazisë përpara ligjit dhe aksesin në drejtësi për Personat me Aftësi të Kufizuara 2025-2026
- Dokument orientues për realizimin e aksesushmërisë në qendra të shërbimit të ndihmës juridike parësore dhe shërbimet noteriale
- Dokument orientues për realizimin e aksesushmërisë në gjykatat e shkallëve të para të juridiksionit të përgjithshëm
- Dokument orientues për realizimin e aksesushmërisë në prokuroritë pranë gjykatave të shkallëve të para të juridiksionit të përgjithshëm