Arritjet

Arritjet

DSA është fituese e projektit “Të jetosh me 47 kromozome në vendin tonë”, mbështetur nga Ministria e Kulturës. Ky projekt është implementuar në Mars 2016. Aktivitetet e projektit janë:

- Ekspozitë “Pikturë Personale” në Bulqizë e Irma Nika, vajzës 18 vjeçare nga Bulqiza me sindromën Down. Kjo ekspozitë është hapur për publikun fillimisht në qytetin e Bulqizës.
- Ekspozitë shëtitëse e “Edhe unë jam vepër arti” në katër (4) qytetet të Shqiperisë.
- Foto-reportazh me fëmijë/ të rritur me sindromën Down në qytete të tjera të Shqipërisë për të sjellë të përditshmen e tyre në qytetet ku jetojnë.
- Botim i foto-repotazhit.
- Botim i foto-repotazhit
- Takim dhe ekspozitë përmbyllëse ku do të ekspozohen fotot e realizuara gjatë udhëtimeve.

 

DSA është fituese e projektit “Më mbështet, më zhvillo, më drejto për një jetë të pavarur dhe gjithëpërfshirëse” mbështetur nga Bordi i Çështjëve të Mira të Llotarisë Kombëtare. Ky projekt ka filluar implementimin në tetor të 2015. Aktivitete kryesore janë:

- Ndërhyrja e hershme terapeutike individuale (terapi fizike, psikomotricitet, terapi zhvillimi dhe okupacionale, asistencë pedagogjike dhe terapi e të folurit dhe gjuhës);
- Trajnime dhe takime informuese dhe orientuese në kuadër të mbështetjes të grupit prindëror.
- Vlerësim dhe trajtim i fëmijëve me SD në qytete të tjera të Shqipërisë dhe takime informuese/ orientuese pranë familjes së fëmijës me SD në qytetet, fshatrat që nuk kanë mundësi të përfitojnë nga shërbimet e Fondacionit Down Syndrome Albania.

 

Zbatimi i një projekti të mbështetur nga financimi i Ambasadës Amerikane, nëpërmjet “Granteve të vogla për demokraci” me vlerë 9.700 $. Nëpërmjet këtj projekti realizuam:

1. Organizimin e Konferencës Shkencore “Aspektet Shëndetësore të Individëve me Sindromën Down”. Në këtë konferencë, morën informacionin më të fundit shkencor, rreth diagnostikimit dhe trajtimit te diagnozave që mund të jenë shoqëruese të sindromës Down, 120 mjekë pediatër, mjek familjesh dhe obstetër gjinekologë.
2. Botimin për herë të parë në gjuhën shqipe, të Udhërrefyesit Shëndetësor për Individët me Sindromën Down. Ky udhërrëfyes ju vjen në ndihmë mjekëve dhe familjarëve të individëve me SD për të qenë më të kujdesshëm ndaj kontrollave mjekësore sipas protokollit shëndetësor të sindromës Down. Udhërrëfyesi Shëndetësor për Individët me Sindromën Down në gjuhën shqipe, është përkthim i autorizuar i botimit shkencor të Shoqatës Europiane për Sindromën Down, anëtare e së cilës është edhe Fondacioni Down Syndrome Albania (DSA).
3. Informimin dhe trajnimin e 120 stafeve të çerdheve dhe kopshteve të qarkut të Tiranës, me teknika të volitshme për kujdesin dhe asistimin në zhvillimin dhe edukimin e fëmijëve me SD të moshës 0-6 vjeç.
4. Informimin e 120 familjarëve të individëve me SD rreth të drejtës për Arsimim Gjithëpërfshirës dhe të drejtës për Shërbim Shëndetësor cilësor.

 

DSA është pjesë e tryezave konsultuese të grupit të punës për reformimin e KMCAP, të ngritur pranë Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.