Të drejtat e njeriut nën optikën e të rinjve
- Scritto da Super User
- Published in Materiale/Publikime
- Hits: 5418
- Stampa , Email
Ky botim u realizua në sajë të zbatimit të nën grant-it “Together We Grow Stronger” në kuadër të projektit “Të rinjtë për të drejtat e njeriut në Shqipëri” i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe i zbatuar nga World Vision Albania dhe SEEYN i cili synon të fuqizojë organizatat e shoqërisë civile dhe angazhimin/aktivizimin e të rinjve në promovimin e të drejtave të njeriut në Shqipëri.
Fondacioni Down Syndrome Albania, gjatë zbatimit të këtij nën granti ka angazhuar 30 të rinj për të shkruar esetë e tyre rreth të drejtave të njeriut. Këto ese përcjellin dijet dhe reflektimet e tyre në përfundim të një serie trajnimesh mbi të drejtat e njeriut dhe të drejtat e personave me aftësi të kufizuara. Krahas trajnimeve këta të rinj janë angazhuar si vullnetarë apo operatorë në shoqërimin e të rinjve me aftësi të kufizuara intelektuale pjesë e kursit të autonomisë sociale.
Falenderojmë përzemërsisht të gjithë të rinjtë të cilët kanë dhënë kontributin e tyre në projekt, dhe urojmë që çdo lexues i këtyre eseve, të motivohet dhe frymëzohet për të qenë një qytetar aktiv në përkrahjen e të drejtave të njeriut dhe mbështetjen e personave me aftësi të kufizuara në Shqipëri.