Uroni festat duke kontribuar - Fushata e Kartolinave 2025
Nëse keni vendosur të përcillni urimet tuaja korporative të festave të fundvitit tek klientë, partnerë e bashkëpunëtorë, lutemi të konsideroni që t'i përcillni ato përmes kartolinave tona, të cilat ne i personalizojmë me logon dhe urimin e biznesit tuaj.
Uroni festat duke kontribuar - Fushata e Kartolinave 2026
Kemi nisur fushatën tonë të kartolinave, me modelet që janë dizenjuar dhe këtë vit me dashuri nga fëmijët e Qendrës së Shërbimeve PRO PAK, pjesë e Fondacionit Down Syndrome Albania.
Duke zgjedhur kartolinat tona për urimet tuaja festive, ju përcillni mesazhe ngrohtësie dhe mbështesni drejtpërdrejt ofrimin e shërbimeve terapeutike për fëmijët me aftësi të kufizuara të qendrës sonë. 

Personalizim për biznesin tuajÇdo model kartoline që ju zgjidhni, mund të personalizohet me logon dhe tekstin e urimit tuaj, për ta bërë komunikimin tuaj festiv edhe më të veçantë dhe autentik.
ÇmimetTë gjitha kartolinat prodhohen këtë vit me printim digjital me cilësi të lartë, pavarësisht sasisë së porosisë.
|
Sasia
|
Çmimi për kartolinë (1 model)
|
|---|---|
|
100 – 199 copë
|
240 lekë
|
|
200 – 299 copë
|
230 lekë
|
|
300 – 499 copë
|
220 lekë
|
|
500 – 999 copë
|
200 lekë
|
|
1000+ copë
|
180 lekë
|
Nëse dëshironi të porosisni më shumë se një model kartoline:- Minimumi është 300 copë (220 lekë/kartolinë për model), ose
- 500 copë (200 lekë/kartolinë për model).
Versioni PremiumKëtë vit sjellim një opsion të ri dhe elegant – kartolina me shkëlqim dhe reliev (llakim/llustër).
Çmimi: 250 lekë/kartolinë, pavarësisht sasisë.
Versioni ElektronikZgjidhni edhe versionin elektronik të personalizuar të kartolinës suaj – perfekt për komunikimet dixhitale!
Çmimi: 25,000 lekë
Falas për çdo kompani që porosit 500 ose më shumë kartolina fizike.
Zarfa Festivë-
Zarf i bardhë standard kinkalerie: përfshihet në çmim/çdo sasi kartolinash të porositura
-
Zarf festiv: 70 lekë/copë
Për të porositurNa dërgoni një e-mail në Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. me:
-
Sasinë dhe modelin e zgjedhur
-
Logon e biznesit tuaj (në format vektorial)
-
Tekstin e urimit tuaj të redaktuar
Zgjidhni kartolinat që përcjellin vlerë, dashuri dhe ndikim të vërtetë social.
Faleminderit nga
për mbështetjen tuaj!
për mbështetjen tuaj!

Uro "Gëzuar 2024!" me kartolinat tona dhe mbështet fëmijët që i kanë realizuar!
Si çdo vit fondacioni Down Syndrome Albania, nxjerr në shitje për biznesin, institucione të ndryshme, ambasada dhe NGO, kartolina të cilat mund të personalizohen me logon dhe mesazhin e urimit të institucionit blerës.
Kjo është një mundësi e mirë për çdo biznes që dëshiron të mbështesë shërbimet tona. Modelet e kartolinave për urimet e vitit të ri 2021 janë gati! Porositini!
Kjo është një mundësi e mirë për çdo biznes që dëshiron të mbështesë shërbimet tona. Modelet e kartolinave për urimet e vitit të ri 2021 janë gati! Porositini!
Uro "Gëzuar 2020!" me kartolinat tona dhe mbështet fëmijët që i kanë realizuar!
Si çdo vit fondacioni Down Syndrome Albania, nxjerr në shitje për biznesin, institucione të ndryshme, ambasada dhe NGO, kartolina të cilat mund të personalizohen me logon dhe mesazhin e urimit të institucionit blerës. Kjo është një mundësi e mirë për çdo biznes që dëshiron të mbështesë shërbimet tona. Modelet e kartolinave për urimet e vitit të ri 2020 janë gati! Porositini!
Uro "Gëzuar 2021!" me kartolinat e Fondacionit Down Syndrome Albania
Si çdo vit fondacioni Down Syndrome Albania, nxjerr në shitje për biznesin, institucione të ndryshme, ambasada dhe NGO, kartolina të cilat mund të personalizohen me logon dhe mesazhin e urimit të institucionit blerës. Kjo është një mundësi e mirë për çdo biznes që dëshiron të mbështesë shërbimet tona. Modelet e kartolinave për urimet e vitit të ri 2021 janë gati! Porositini!
Kartolinat 2017
Si çdo vit fondacioni Down Syndrome Albania, nxjerr në shitje për biznesin, institucione të ndryshme, ambasada dhe NGO, kartolina të cilat mund të personalizohen me logon dhe mesazhin e urimit të institucionit blerës. Kjo është një mundësi e mirë për çdo biznes që dëshiron të mbështesë shërbimet tona. Modelet e kartolinave për urimet e vitit të ri 2017 janë gati.
Të ardhurat nga shitja e kartolinave na ndihmojnë për ofrimin e shërbimeve tona terapeutike për fëmijët më në nevojë që frekuentojnë qendrën tonë të shërbimeve "PRO PAK" e cila ofron për momentin shërbime për rreth 70 fëmijë dhe individë me aftësi të kufizuara dhe me sfida në zhvillim.