Misioni dhe Vizioni

Vizioni

Integrim i plotë në shoqëri, pavarësi dhe cilësi e lartë jetese për individët me sindromën Down në Shqipëri.

Misioni

Të përkushtohet në promovimin dhe përkrahjen e së drejtës legjitime të pranimit, përfshirjes dhe integrimit të individëve me sindromën Down në shoqërinë shqiptare, bazuar në Konventën e të Drejtave të Njeriut dhe Konventën e të Drejtave të Personave me Aftësi të Kufizuara, duke informuar dhe ndërgjegjësuar drejt opinionin publik, institucionet vendimmarrëse dhe palë të tjera të interesit, si dhe të kontribuojë në zhvillimin e potencialit maksimal të individëve me sindromën Down, për të bërë një jetë të pavarur, duke promovuar dhe aplikuar metodikat edukative dhe terapeutike më bashkëkohore.