Sherbimet per femijet dhe individet me aftesi te kufizuar

Terapi gjuhe dhe të foluri (logopedi)

Terapi gjuhe dhe të foluri (logopedi)

Terapia e gjuhës dhe e të folurit praktikohet nga specialistë të quajtur logopedë, të cilët janë të aftë të vlerësojnë, të diagnostikojnë dhe të trajtojnë çrregullimet e komunikimt, çrregullimet e zërit dhe të gëlltitjes.

Logopedia fokusohet tek përmirësimi i të folurit të fëmijëve e të të rriturve dhe tek përmirësimi i aftësive për të kuptuar dhe për të shprehur gjuhën, përfshirë edhe gjuhën joverbale.Logopedi trajton dhe rehabiliton moshat nga 0 vjeç deri tek më të rriturit për vështirësi të ndryshme të artikulimit të cilat mund të vijnë si pasojë e patologjive të lindura ose të fituara.

Logopedia konsiston në rehabilitimin e:
1. Çrregullimeve të të folurit
2. Çrregullimit të gjuhës
3. Kordave të zërit
4. Të folurit tek personat që nuk dëgjojnë
5. Të folurit tek persona me sindromën Down
6. Të folurit tek fëmijët me çrregullim të spektrit të autizmit
7. Të folurit tek personat që belbëzojnë
8. Çrregullimeve të gëlltitjes
9. Të folurit tek personat me epilepsi
10. Të folurit tek personat me ADHD (çrregullim i vëmendjes dhe hiperaktivitetit)
11. Të folurit tek personat që kanë kaluar paralizë faciale