Asistenca nëpërmjet Grupit të Mbështetjes Prindërore
Fondacioni “ Down Syndrome Albania” me qellimin per te promovuar dhe mbeshtetur rolin tejet te rendesishem te prinderve te femijeve me sindromen Down ne zhvillimin e tyre propozon realizimin e grupit te prinderve, nje hapesire takimi, shkembimi dhe reflektimi te vazhdueshem ne kohe.
Kjo lloj mbeshtetje eshte e nevojshme jo vetem ne momentet e para dhe shume delikate te ardhjes se femijes ne jete, por gjate gjithe periudhes se zhvillimit te femijes deri ne moshat me te rritura.
Kompleksiteti i situates ne te cilen prinderit gjenden menjehere pas ardhjes ne jete te femijes me sindromen Down, momentet e veshtira pas diagnostikimit, ndjesite e forta te fajesimit te vetes, deshperimit dhe vetmise qe prinderit perjetojne kerkojne suport dhe bashkendarje.
Realizimi i formimit te grupi te prinderve ka si qellim mbeshtetjen dhe fuqizimin e kompetencave te vete prindit duke gershetuar dialogun, reciprocitetin, aleancen mes familjeve te femijeve dhe ngritjen e nje rrjeti relacionesh dhe suporti.