Të mbyllura

Të mbyllura

Projekte të mbyllura

Emri i projektit: “Reach for Health II” – 10.000 Dollarë

Donatori: Global Down Syndrome International

Aktivitetet kryesore:

  • Organizimi i një konference që do të shërbejë si platformë për shpërndarjen dhe diskutimin e thelluar të udhëzimeve të nxjerra nga GLOBAL Adult Guideline – Full Medical Version

Periudha e zbatimit: Tetor 2024 – Tetor 2025


Emri i projektit: BAT Monitor “Local Budgeting PRO PAK” – 9.344,5 Euro

Donatori: Bashkimi Evropian përmes organizatës IDM

Aktivitetet kryesore:

  • Takime konsultuese midis personave me aftësi të kufizuara, përfaqësuesve nga sektori i OJF-ve dhe Bashkisë së Tiranës, për të monitoruar planin e saj social lokal dhe për të vlerësuar masat e parashikuara në buxhetin vendor vjetor
  • Përgatitja e Raportit të Monitorimit mbi Zbatimin e Buxhetit 2023 të Bashkisë së Tiranës
  • Pjesëmarrja në ciklin e buxhetimit vendor të Bashkisë së Tiranës

Periudha e zbatimit: Maj 2024 – Mars 2025


Emri i projektit: “PRO PAK Career Counseling and Employment Support” – 10.000 Euro

Donatori: Austrian Development Agency, Zyra Rajonale e Koordinimit për Bashkëpunim Teknik, Tiranë


Aktivitetet kryesore:

  • Takime me biznese dhe punëkërkues me aftësi të kufizuara
  • Panaire pune: do të organizohet një panair pune në Tiranë, duke ofruar një hapësirë ku bizneset/institucionet dhe punëkërkuesit me aftësi të kufizuara mund të takohen
  • Udhëzues i përshtatur për punësimin

Periudha e zbatimit: Maj 2024 – Shtator 2024


Emri i projektit: “Aleanca për përmirësimin e shërbimeve sociale të integruara dhe qeverisjes së mirë në Rajonin e Tiranës” – 284.907 Euro

Donatori: Bashkimi Evropian / Programi “Partneritete në nivel lokal për shërbime të integruara të përfshirjes sociale”

Aktivitetet kryesore:

  • Ofrimi i shërbimeve të integruara për personat me aftësi të kufizuara
  • Mbështetje dhe ngritje kapacitetesh për prindërit dhe anëtarët e familjeve të personave me aftësi të kufizuara
  • Trajnime për profesionistë dhe studentë
  • Ngritja e kapaciteteve për vendimmarrësit, stafin administrativ dhe aktorë të tjerë mbi të drejtat dhe nevojat e personave me aftësi të kufizuara

Periudha e zbatimit: Shtator 2022 – Dhjetor 2024


Emri i projektit: “Përfshirja Sociale e Integruar – Shërbime për fëmijët dhe të rinjtë me aftësi të kufizuara në Bashkinë Shijak” – 52.494,33 Euro

Donatori: Bashkimi Evropian / Programi “Partneritete në nivel lokal për të avancuar përfshirjen sociale në Shqipëri”

Aktivitetet kryesore:

  • Shërbime cilësore të integruara me bazë komunitare për fëmijët dhe të rinjtë me aftësi të kufizuara të Bashkisë Shijak
  • Rritja e kapaciteteve profesionale për të vlerësuar më mirë aftësinë e kufizuar të stafit të qendrës komunitare të Bashkisë Shijak, stafit të institucioneve, anëtarëve të familjes dhe kujdestarëve të tjerë
  • Rritja e ndërgjegjësimit te institucionet e autoriteteve vendore, komuniteti i familjeve dhe kujdestarët e tjerë për të adresuar më mirë nevojat e personave me aftësi të kufizuara
  • Hartimi dhe pilotimi i një modeli të ndërhyrjes në fëmijërinë e hershme për fëmijët me aftësi të kufizuara në Bashkinë Shijak

Periudha e zbatimit: Qershor 2022 – Shtator 2024


Emri i projektit: “PRO PAK 4” – 114.473 Euro

Donatori: Provictimis

Aktivitetet kryesore:

  • Ofrimi i shërbimeve terapeutike për fëmijët me aftësi të kufizuara nga mosha 0 deri në 16 vjeç
  • Ofrimi i këshillimit individual dhe seancave psiko-edukative për prindërit e fëmijëve me aftësi të kufizuara
  • PRO PAK Këshillim Karriere dhe Mbështetje për Punësim

Periudha e zbatimit: Janar 2024 – Dhjetor 2025


Emri i projektit: “PRO PAK 3” – 233.120 Euro

Donatori: Provictimis

Aktivitetet kryesore:

  • Ofrimi i shërbimeve terapeutike për 55–60 fëmijë me aftësi të kufizuara të moshës 0–16 vjeç
  • Këshillim individual dhe seanca psikologjike për 25–30 prindër të fëmijëve me aftësi të kufizuara

Periudha e zbatimit: Shtator 2022 – Gusht 2023


Emri i projektit: “PRO PAK 02” – 202.168 Euro

Donatori: Provictimis

Aktivitetet kryesore:

  • Ofrimi i shërbimeve terapeutike për 51–60 fëmijë me aftësi të kufizuara të moshës 0–14 vjeç
  • Këshillim individual dhe seanca psikologjike për 25–30 prindër të fëmijëve me aftësi të kufizuara
  • Mbështetje akademike për 20–25 fëmijë me aftësi të kufizuara në moshë shkollore, për të zbutur efektet negative të Covid-19 në zhvillimin kognitiv dhe akademik

Periudha e zbatimit: Shtator 2021 – Gusht 2022


Emri i projektit: “EMPOWER – Edukim dhe mbështetje për punësimin e të rinjve me aftësi të kufizuara” – 2.776.500 Lekë

Donatori: Kongresi Kombëtar Rinor

Aktivitetet kryesore:

  • Krijimi i një platforme të qasshme pune për ndërmjetësimin dhe promovimin e punësimit të të rinjve me aftësi të kufizuara
  • Fushatë ndërgjegjësuese për punësimin e të rinjve me aftësi të kufizuara
  • Panair pune i dedikuar për personat me aftësi të kufizuara

Periudha e zbatimit: Dhjetor 2022 – Maj 2023


Emri i projektit: “Përgjigje gjithëpërfshirëse ndaj COVID-19 për fëmijët me aftësi të kufizuara dhe familjet e tyre në Shqipëri” – “Mbështet aftësitë, rrit potencialin!” – 20.000 Euro

Donatori: World Vision

Aktivitetet kryesore:

  • Trajnim dhe mentorim për mësuesit në 12 qarqe të Shqipërisë
  • Trajnim dhe mentorim për prindërit e personave me aftësi të kufizuara në 12 qarqe të Shqipërisë

Periudha e zbatimit: Shkurt 2021 – Tetor 2021


Emri i projektit: “Recharge - Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara, për rikuperimin e aftësive të prekura nga Covid-19” – 14.250 Euro

Donatori: Caritas Albania

Aktivitetet kryesore:

  • Kurs leximi dhe shkrimi
  • Kurs matematike me metoda të përshtatura për fëmijët me aftësi të kufizuara
  • Terapi ABA

Periudha e zbatimit: Prill 2021 – Dhjetor 2021


Emri i projektit: PRO PAK Advisory Board – 4.040 Euro

Donatori: UNDP

Aktivitetet kryesore:

  • Krijimi i një bordi këshillimor që do të funksionojë si mekanizëm advokimi për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara
  • Trajnime për prindërit, personat me aftësi të kufizuara dhe aktorë të tjerë mbi promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara

Periudha e zbatimit: Shtator 2020 – Mars 2021


Emri i projektit: “ON support!” – 6.560 Euro

Donatori: AMSHC – Agjencia Shqiptare për Mbështetjen e Shoqërisë Civile

Aktivitetet kryesore:

  • Mbështetje terapeutike online për fëmijët me aftësi të kufizuara
  • Mbështetje psikologjike online për prindërit e fëmijëve me aftësi të kufizuara

Periudha e zbatimit: Tetor 2020 – Mars 2021


Emri i projektit: “Together we grow stronger” – 14.500 Euro

Donatori: World Vision Albania

Aktivitetet kryesore:

  • Klasa të autonomisë sociale për personat me aftësi të kufizuara
  • Mësime bazë kompjuteri për fëmijët me aftësi të kufizuara

Periudha e zbatimit: Korrik 2020 – Mars 2021


Emri i projektit: PRO PAK 1 – 419.848 Euro

Donatori: Provictimis

Aktivitetet kryesore:

  • Marrja me qira dhe mobilimi i ambienteve të reja në Tiranë për ofrimin e shërbimeve për fëmijët me aftësi të kufizuara intelektuale, vonesa të tjera zhvillimore dhe vështirësi në të nxënë
  • Ofrimi i shërbimeve terapeutike për fëmijët me aftësi të kufizuara 0–12 vjeç dhe familjet e tyre
  • 60–80 fëmijë me aftësi të kufizuara intelektuale, vonesa të tjera zhvillimore dhe vështirësi në të nxënë të regjistruar për seanca të rregullta individuale terapie në qendër
  • 30–50 fëmijë me aftësi të kufizuara intelektuale, vonesa të tjera zhvillimore dhe vështirësi në të nxënë që do të përfitojnë nga shërbimet e vlerësimit DSA dhe do të mbështeten në mjedise natyrore për zhvillimin e tyre (shërbime të ndërhyrjes së hershme në shtëpi ose në mjedise arsimore)
  • Seanca këshillimi individual dhe terapi në grup për prindërit e fëmijëve me aftësi të kufizuara
  • 100–200 anëtarë familjeje të mbështetur përmes seancave individuale të këshillimit dhe sesioneve në grup për prindërit
  • 120–160 prindër të fëmijëve të regjistruar për seanca të rregullta individuale terapie në qendër
  • 60–100 anëtarë familjeje të fëmijëve që do të mbështeten në shtëpi përmes shërbimeve të ndërhyrjes së hershme

Periudha e zbatimit: Janar 2019 – Prill 2021


Emri i projektit: “Shërbime sociale për fëmijët me aftësi të kufizuara” – 21.500 Euro

Donatori: OSBE – Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë

Aktivitetet kryesore:

  • Shërbime sociale për fëmijët me aftësi të kufizuara në qendër
  • Shërbime të ndërhyrjes së hershme në shtëpi

Periudha e zbatimit: Shkurt 2019 – Korrik 2019


Emri i projektit: “Digital Corner” – 16.400 Euro

Donatori: Vodafone Albania

Aktivitetet kryesore:

  • Ndërtimi i një këndi digjital në qendër
  • Trajnim nga një ekspert ndërkombëtar mbi përdorimin e teknologjisë në programin e edukimit
  • Ofrimi i programit edukativ me fëmijët me aftësi të kufizuara

Periudha e zbatimit: Janar 2019


Emri i projektit: “Move with me towards my autonomy-2” – 19.000 Euro

Donatori: UNDP dhe Bashkia e Tiranës, Projekti Reload

Aktivitetet kryesore:

  • Ofrimi i klasave të autonomisë sociale për fëmijët mbi 13 vjeç
  • Ofrimi i klasave të autonomisë personale për fëmijët 3–10 vjeç

Periudha e zbatimit: Janar 2019 – Maj 2019


Emri i projektit: “ABC of Inclusion” – 8.700 Euro

Donatori: Global Down Syndrome Foundation

Aktivitetet kryesore:

  • Përpilimi i librit të parë të përshtatur ABC për fëmijët me aftësi të kufizuara

Periudha e zbatimit: Shtator 2018 – Shkurt 2019


Emri i projektit: Marrëveshje Partneriteti për Programin “Child-PRO ACTIVE” – 45.600 Euro

Donatori: UNICEF Albania

Aktivitetet kryesore:

  • Hartimi dhe zbatimi i një aktiviteti të dedikuar për të promovuar gjetjet kryesore të UNICEF mbi situatën e fëmijëve me aftësi të kufizuara në Shqipëri
  • Hartimi dhe zbatimi i një fushate kombëtare ndërgjegjësuese në media, për të rritur ndërgjegjësimin dhe për të sfiduar qëndrimet e dëmshme dhe normat sociale që pengojnë përfshirjen e fëmijëve me aftësi të kufizuara dhe raportimin e dhunës ndaj fëmijëve
  • Shkrimi dhe botimi i 3 librave për fëmijë mbi “Pranimin dhe Empatinë” – për të ofruar informacion, këshilla praktike dhe udhëzime mbi aftësinë e kufizuar dhe diversitetin; “Parandalimin, reagimin dhe raportimin e bullizmit dhe dhunës”; “Përralla/tregime të shkurtra” lidhur me diversitetin dhe përballimin e dhunës. Të gjithë këta libra do të jenë miqësorë për fëmijët dhe synojnë të zhvillojnë mendimin e tyre kritik mbi aftësinë e kufizuar dhe dhunën

Periudha e zbatimit: Korrik 2018 – Dhjetor 2018


Emri i projektit: “Move with me towards my autonomy” – 30.000 Euro

Donatori: Caritas Albania; Nën-grant i Bashkimit Evropian

Aktivitetet kryesore:

  • Përgatitja e tre moduleve për kurset e autonomisë dhe krijimi i një baze burimesh përmes përkthimit të librave të autonomisë sociale (produkt i AIPD – Shoqata Italiane e Personave me Sindromën Down)
  • Trajnimi i trajnerëve si staf i dedikuar, i përbërë nga 4 operatorë dhe 8–10 vullnetarë (në fushën e psikologjisë dhe punës sociale ose persona me përvojë/trajnim në shërbime kundrejt CA)
  • Botimi i “Udhëzuesit të Autonomisë” për prindërit dhe profesionistët e fushës
  • Ofrimi i klasave të autonomisë

Periudha e zbatimit: Janar 2018 – Maj 2019


Emri i projektit: “Leave no-one behind in education” – 18.650 Euro

Donatori: Ambasada Amerikane, Small Grants for Democracy

Aktivitetet kryesore:

  • Trajnim dyditor në 5 qytete për mësuesit e klasave fillore dhe mësuesit ndihmës mbi metodat e të nxënit për aftësinë e kufizuar intelektuale, edukimin special dhe ligjin për arsimin gjithëpërfshirës
  • Trajnimi i 250 mësuesve ndihmës nga 500 mësues ndihmës që janë në sistemin publik arsimor në të gjithë Shqipërinë
  • Monitorimi i procesit të regjistrimit të fëmijës; ngritjes së komisionit multidisiplinar për vlerësimin e fëmijës; ofrimit të mësuesit ndihmës dhe profilit të tij profesional; shërbimeve mbështetëse në shkollë; materialeve didaktike dhe PEI-së së fëmijës
  • Ribotimi i 300 kopjeve të “Unë kam të drejtën dhe potencialin për arsimim – Një manual për mësuesit e fëmijëve me sindromën Down, klasat I–IX”
  • Përgatitja (duke përfshirë printimin) dhe shpërndarja e Raportit “Arsimi gjithëpërfshirës në Shqipëri”

Periudha e zbatimit: Shkurt 2018 – Janar 2019


Emri i projektit: “+Support” – 15.000 Euro

Donatori: Bordi i Kauzave të Mira i Lotarisë Kombëtare

Aktivitetet kryesore:

  • Krijimi dhe pajisja e një dhome në çerdhe dhe kopshte, me mjetet e përshtatshme për të ofruar shërbimet e nevojshme për fëmijët me aftësi të kufizuara intelektuale
  • Trajnimi dhe mbikëqyrja e stafit mbështetës që do të ofrojë shërbime për fëmijët me aftësi të kufizuara intelektuale në çerdhe ose kopshte
  • Vlerësim psikologjik dhe konsultime individuale për prindërit e fëmijëve me sindromën Down
  • Trajnimi i grupit profesional që do të punojë me fëmijët me sindromën Down në sistemin e arsimit parashkollor

Periudha e zbatimit: Tetor 2016 – Shtator 2017


Emri i projektit: “Support, develop and guide me towards an independent and inclusive life, Part 2” – 15.000 Euro

Donatori: AMSHC – Agjencia Shqiptare për Mbështetjen e Shoqërisë Civile

Aktivitetet kryesore:

  • Ofrimi i shërbimeve të ndërhyrjes së hershme për 40 fëmijë me sindromën Down
  • Takime dhe konsultime me 40 familje nga zonat rurale, me fëmijë me sindromën Down
  • Ribotimi i “Udhëzuesit të kujdesit shëndetësor për fëmijët me sindromën Down”
  • Konferencë mbi shërbimet sociale dhe ofruesit e shërbimeve në Shqipëri

Periudha e zbatimit: Shtator 2016 – Korrik 2017


Emri i projektit: “Support, develop and guide me towards an independent and inclusive life” – 20.000 Euro

Donatori: Bordi i Kauzave të Mira i Lotarisë Kombëtare

Aktivitetet kryesore:

  • Ofrimi i shërbimeve të ndërhyrjes së hershme për 40 fëmijë me sindromën Down
  • Takime dhe konsultime me 40 familje nga zonat rurale, me fëmijë me sindromën Down

Periudha e zbatimit: Tetor 2015 – Gusht 2016


Emri i projektit: “I have the right and potential for an inclusive education” – 9.500 Euro

Donatori: UNDP dhe World Vision

Aktivitetet kryesore:

  • Botimi i një udhëzuesi për mësuesit mbi mbështetjen e fëmijëve me sindromën Down
  • Organizimi i Konferencës së parë të Mësuesve për “Arsimin Gjithëpërfshirës”
  • Botimi i raportit të parë kombëtar mbi “Situatën e arsimit gjithëpërfshirës për fëmijët me sindromën Down”

Periudha e zbatimit: Shtator 2016 – Mars 2017


Emri i projektit: “Living with 47 chromosomes in Albania” – 5.000 Euro

Donatori: Ministria e Kulturës dhe Global Albanians Foundation

Aktivitetet kryesore:

  • Ekspozita e parë personale e pikturës nga një artiste e re me sindromën Down

Periudha e zbatimit: Mars 2016 – Tetor 2016


Emri i projektit: “Përmirësimi i aksesit dhe rritja e cilësisë së arsimit publik dhe shërbimeve të kujdesit shëndetësor për individët me Sindromën Down në Shqipëri” – 8.200 Euro

Donatori: Ambasada Amerikane; Small Grants for Democracy

Aktivitetet kryesore:

  • Trajnimi i mësuesve që kanë në klasat e tyre një fëmijë me aftësi të kufizuar intelektuale
  • Organizimi i një konference shkencore mbi çështjet shëndetësore të individëve me sindromën Down
  • Përkthimi i një Udhëzuesi Shëndetësor për personin me sindromën Down

Periudha e zbatimit: Shtator 2014 – Mars 2015


Emri i projektit: “Ndërtimi i Grupit të Mbështetjes së Prindërve të fëmijëve me Sindromën Down në Shqipëri” – 5.000 Euro

Donatori: Fondacioni Shoqëria e Hapur në Shqipëri

Aktivitetet kryesore:

  • Trajnim për prindërit
  • Prodhimi i broshurave informuese për të drejtën e arsimimit

Periudha e zbatimit: Tetor 2013 – Mars 2014


Emri i projektit: “Inclusive education, yet not a reality in Albania” – 7.000 Euro

Donatori: Save the Children in Albania

Aktivitetet kryesore:

  • Tryezë e rrumbullakët me përfaqësues të OJF-ve, përfaqësues të qeverisë dhe profesionistë të fushës së arsimit dhe aftësisë së kufizuar për të diskutuar dhe rekomanduar përmirësimin e arsimit gjithëpërfshirës në Shqipëri

Periudha e zbatimit: Tetor 2013 – Dhjetor 2013