P.O.W.E.R. – Personat me aftësi të kufizuara: Mundësi të reja për Punë, Punësueshmëri dhe Rehabilitim Profesional
Donatori: Bashkimi Evropian; Programi i Bashkëpunimit Ndërkufitar Mali i Zi – Shqipëri 2014–2020 në kuadër të Instrumentit të Ndihmës së Para-Anëtarësimit (IPA II)
Emri i projektit: “P.O.W.E.R. – Personat me aftësi të kufizuara: Mundësi të reja për Punë, Punësueshmëri dhe Rehabilitim Profesional” – 20.568 Euro
Periudha e zbatimit: Dhjetor 2024 – Nëntor 2026
Aktivitetet kryesore:
- Zhvillimi i kurrikulave për punësimin profesional dhe punësueshmërinë e personave me aftësi të kufizuara
- Ofrimi i trajnimeve për personat me aftësi të kufizuara
- Aktivizimi i një sistemi mentorimi për punësueshmërinë e personave me aftësi të kufizuara dhe praktikave profesionale për ta
- Mbështetja e bizneseve të vetëpunësimit për personat me aftësi të kufizuara
- Dialog për përputhjen e nevojave dhe burimeve ndërmjet OJF-ve, kompanive dhe institucioneve
- Aktivizimi i procesit për formalizimin e kurrikulave për personat me aftësi të kufizuara
- Promovimi i fushatave mediatike në rajon për shpërndarjen e praktikave më të mira dhe informacionit mbi kuadrin ligjor
Panair i përbashkët pune për punësimin dhe punësueshmërinë e personave me aftësi të kufizuara