EU4 Inclusive Disability Justice in Albania
Donatori: Bashkimi Evropian
Veprimi: “Qasje gjithëpërfshirëse për të siguruar qasje të barabartë në drejtësi për personat me aftësi të kufizuara në Shqipëri”
Emri i projektit: “EU4 Inclusive Disability Justice in Albania” – 92.241 Euro
Periudha e zbatimit: Janar 2024 – Tetor 2027
Aktivitetet kryesore:
- Informimi dhe fuqizimi i personave me aftësi të kufizuara për njohjen dhe kërkimin e të drejtës për barazi para ligjit dhe qasje në drejtësi
- Ngritja e kapaciteteve të aktivistëve të aftësisë së kufizuar dhe organizatave të tyre përfaqësuese në nivel kombëtar dhe lokal për të advokuar për realizimin e të drejtës së tyre për njohje të barabartë para ligjit dhe qasje në drejtësi
- Ngritja e kapaciteteve të autoriteteve publike përkatëse për të nxitur politika, rregulla, rregullore dhe praktika më të mira në nivel kombëtar dhe lokal, për të garantuar barazi para ligjit dhe qasje në drejtësi për personat me aftësi të kufizuara
- Ndërgjegjësimi i komunitetit mbi barazinë para ligjit dhe qasjen e barabartë në drejtësi për personat me aftësi të kufizuara
- Ndihmë juridike falas dhe e qasshme për personat me aftësi të kufizuara
- Aftësim teknologjik për personat me aftësi të kufizuara për të përdorur shërbimin online të qasshëm të ndihmës juridike falas