Projekte në zbatim

Dua të punoj – Fuqizimi për punësim i të rinjve me aftësi të kufizuara

Donatori: Bashkia Tiranë

Emri i projektit: “Dua të punoj – Fuqizimi për punësim i të rinjve me aftësi të kufizuara”-1,399,000 lekë.

Periudha e zbatimit: 15 Janar 2026- 15 Shtator 2026

Aktivitetet kryesore:

  • Sesione të dedikuara të këshillimit të karrierës për të rinjtë me aftësi të kufizuara
  • Organizimi i trajnimeve për 12-14  këshillues karriere dhe përfaqësues të institucioneve publike. 
  • Organizimi i sesioneve informuese me 10 punëdhënës. 
  • Krijimi i një udhëzuesi praktik për punëdhënësit

Për kë është ky projekt? Projekti nëpërmjet aktiviteteve të tij i drejtohet:

  • Të rinjve me aftësi te kufizuara (18-30 vjeç) banues në Tiranë
  • Specialistëve të Drejtorisë së Ndërmjetësimit për Punësim pranë Bashkisë Tiranë dhe institucioneve të varësisë
  • Këshillueseve te Karrierës
  • Bizneseve

Qëllimi i projektit:

Ky projekt synon fuqizimin e të rinjve me aftësi të kufizuara për përfshirje të qëndrueshme në tregun e hapur të punës, duke ofruar mbështetje të dedikuar në zhvillimin e aftësive të tyre të kërkimit të punës dhe orientimin e duhur të karrierës. Projekti kombinon formimin e të rinjve me aftësi të kufizuara me trajnimin e aktorëve kyç për të krijuar një ekosistem për përfshirje efektive në tregun e punës. 

Çfarë ofron projekti:

Në kuadër të këtij projekti, 21 të rinj me aftësi të kufizuara do të përzgjidhen për të marrë pjesë në  sesione të specializuara për këshillim karriere, ku do të kenë mundësinë të:

  • eksplorojnë mundësitë e tyre profesionale
  • identifikojnë interesat dhe aftësitë personale
  • zhvillojnë një plan të qartë dhe realist për kërkimin e punës
  • përgatiten për një gjithërfshirje më të suksesshëm në tregun e punës

Në përfundim të sesioneve,  7 pjesmarrës do të kene mundësine të bëhen pjesë e praktikave profesionale.

 

BËHU PJESË E KËTIJ AKTIVITETI! Regjistrohu duke plotësuar formularin

Aktivitete të tjera:

Trajnime për këshilluesit e karrierës, institucionet publike dhe sektorin privat

  • 12-14 këshillues karriere dhe përfaqësues të institucioneve publike do të trajnohen mbi praktikat dhe politikat e punësimit gjithëpërfshirës të personave me aftësi të kufizuara. Këto trajnime do të ndihmojnë në përmirësimin e qasjeve ekzistuese dhe në ofrimin e shërbimeve më cilësore dhe të personalizuara për këtë grup individësh.
  • 10 punëdhënës do të marrin pjesë në sesione informuese mbi përfitimet dhe mundësitë e punësimit gjithëpërfshirës. Këto sesione do të synojnë ndërgjegjësimin e punëdhënësve mbi vlerën që sjell diversiteti në vendin e punës dhe mbi mënyrat praktike për të krijuar një ambient të përshtatshëm dhe të aksesueshëm për të gjithë punonjësit.

Krijimi i një udhëzuesi praktik 

Një udhëzues praktik do të përgatitet për punëdhënësit dhe institucionet që do të përmbajë informacion të hollësishëm mbi punësimin e personave me aftësi të kufizuara, duke përfshirë legjislacionin, mënyrat për të krijuar vende pune të aksesueshme dhe rastet më të mira të praktikës së përfshirjes ne tregun e punës.