Projekte në zbatim

Hapi i radhës: Fuqizimi i të rinjve me aftësi të kufizuara drejt aftësive dhe mundësive për punësim

Donatori: Financuar nga Bashkimi Evropian në kuadër të projektit BE për Rininë, dhe zbatuar nga UNDP dhe UNICEF në Shqipëri në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive dhe Agjencinë Kombëtare të Rinisë, nën koordinimin e Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit.

Emri i projektit: Hapi i radhës: Fuqizimi i të rinjve me aftësi të kufizuara drejt aftësive dhe mundësive për punësim - 3,599,606 Lekë

Periudha e zbatimit: Dhjetor 2025 - 30 Nëntor 2026

Aktivitetet kryesore:

  • Vizita në shtëpi për vlerësim dhe prezantimin e programit të Garancisë Rinore
  • Trajnim mbi përdorimin e platformës e-Albania
  • Trajnim mbi kërkimin e punës dhe zhvillimin e aftësive të buta (soft skills)
  • Trajnim për sipërmarrjen dhe ofrim i mentorimit për të rinjtë NEET me aftësi të kufizuara
  • Sesione informuese nga punëdhënës gjithëpërfshirës
  • Fushatë ndërgjegjësuese për punësimin gjithëpërfshirës

 

Për kë është ky projekt?

Ky projekt është për të rinjtë me aftësi të kufizuara të moshave 15-29 vjeç që banojnë në Tiranë dhe që nuk janë aktualisht në punë, shkollë apo trajnim.

Prindërit dhe familjarët e grupit të synuar nga projekti janë gjithashtu pjesë e rëndësishme për një pjesëmarrje të sukseshme në projekt.

Qëllimi i projektit:

  1. Të rrisim aftësitë për punë
  2. Të ndihmojmë të rinjtë me aftësi të kufizuara që të përfshihen në shoqëri përmes angazhimit në programin e Garancisë Rinore

Çfarë të ofron projekti?

Pjesëmarrja në këtë projekt, ofron mundësi për të marrë pjesë në trajnime që të përgatisin për tregun e punës, si edhe të njihesh me programin e Garancisë Rinore.

Takime në shtëpinë tënde:

  • Bisedojmë për ty
  • Vlerësojmë nevojat e tua
  • Zgjedhim rrugën e duhur drejt aftësimit tënd për punë

Trajnime të thjeshta për:

  • Përdorimin e e-Albania
  • Si të kërkosh një punë
  • Aftësi të përditshme (komunikim, vetëbesim)
  • Aftësi digjitale dhe sipërmarrje

Orientim dhe ndihmë për:

  • Referimin e rastit tënd në Zyrën e Punës Tiranë
  • Fillimin e një aktiviteti të vogël sipërmarrës nga vetë ti

Projekti zbatohet nga Fondacioni Down Syndrome Albania në kuadër të projektit BE për Rininë, financuar nga Bashkimi Evropian, dhe zbatuar nga UNDP dhe UNICEF në Shqipëri në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive dhe Agjencinë Kombëtare të Rinisë, nën koordinimin e Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit.

______________________________________________________________________________

GARANCIA RINORE NË SHQIPËRI

Çfarë është ?

Garancia Rinore është një program i financuar nga Bashkimi Evropian që ndihmon të rinjtë të ashtuquajtur NEET*. Kjo do të thotë të rinjtë të cilët:

  • *Nuk janë në punë
  • *Nuk janë në shkollë
  • *Nuk janë në trajnim

Çfarë ofron?

Brenda 4 muajve nga përfshirja në program, ti merr një:

  • Mundësi punësimi - Punë të përshtatshme sipas aftësive të tua
  • Trajnime - Kurse për të mësuar aftësi të reja
  • Arsim - Mundësi për të vazhduar shkollën ose kurse profesionale
  • Mbështetje personale: Këshillim dhe plan të personalizuar dhe ndihmë gjatë gjithë rrugëtimit në këtë program

BËHU PJESË! Regjistrohu duke plotësuar formularin.

Kontakto me Erin: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. - +355 69 815 14 94