Njoftime

NJOFTIM PUNËSIMI – TERAPIST I METODËS ABA

 

Termat e Referencës për Pozicionin

 

Pozicioni:

Terapist/e me eksperiencë në metodën ABA

Terapistët supervizohen dhe raportojnë tek Drejtuesja e Qendrës së Shërbimeve PRO - PAK.

Kandidatët duhet të kenë:

  • Diplomën në psikologji, punë sociale ose fusha të tjera të ngjashme.

  • Të paktën 1 vit eksperiencë pune si terapistë të metodës ABA.

Organizata:

Fondacioni Down Syndrome Albania (DSA) – Qendra e Shërbimeve PRO - PAK

Data e fillimit të punës:

12 Maj 2025 (Kontratë me afat fillestar 1 vjeçar me 3 muaj periudhë prove)

Orari i punës:

08:00-16:30 (E Hënë – E Premte)

  • Orar pune që respekton ngarkesën e profesionit - 6 orë terapi në ditë, nga 8 orë pune (2 orë punë administrative + 30 minuta pushim).

  • Fleksibilitet për të lënë ditën e punës më herët, në rast se s'ka orar terapie dhe janë kryer punët administrative ditore të dhëna nga eprorët.

Lejet sipas Kodit të Punës dhe leje të tjera të pagueshme nga DSA

  • 22 ditë leje vjetore si dhe lejet e sëmundshmërisë dhe lejet e llojeve tjera të njohura nga kodi i punës.

  • 5 ditë (jo konsekutive) leje të paguara nga DSA për aspekte personale e familjare.

  • +5 ditë leje vjetore të paguara nga DSA pas 5 viteve punësim dhe +10 ditë leje vjetore të paguara pas 10 viteve punësim me kohë të plotë.

Zhvillimi profesional dhe trajnimet:

  • Bashkëfinancim i trajnimeve të lidhura me zhvillimin profesional.

  • Punë në ekip multidisiplinor për monitorimin e zhvillimit të fëmijëve dhe rishikimit të programit individual terapeutik si dhe angazhim në procesin e vlerësimit të zhvillimit dhe diagnostikimit të rasteve si pjesë e ekipit multidisiplinar.

 

Paga dhe vlerësimi financiar:

Paga bruto për këtë pozicion pune varion nga 83.245 Lekë (me plotësimin minimal të kritereve të këtij pozicioni) deri në 106.992 Lekë/muaj në varësi të viteve të eksperiencës në ushtrimin e profesionit si logoped dhe terapist i metodës ABA.

  • Pagë plotësisht e deklaruar sipas ligjit shqiptar.

  • Rishikim vjetor i pagës sipas vjetërsisë së punës dhe performancës profesionale.

  • Mundësi shpërblimi vjetor deri në një page mujore shtesë e pagueshme në dy pjesë - Qershor dhe Dhjetor (në varësi të situatës financiare të Fondacionit).

 

Mbi Fondacionin Down Syndrome Albania dhe Qendrën e Shërbimeve PRO-PAK:

Fondacioni Down Syndrome Albania (DSA) është një organizatë jo qeveritare dhe jo për qëllime fitimprurëse, e themeluar në vitin 2013. DSA punon në fushën e të drejtave të njeriut, me fokus tek të drejtat e personave me aftësi të kufizuara dhe advokon për nevojat e personave me aftësi të kufizuara (me fokus të veçantë të individëve me sindromën Down) në Shqipëri dhe ofron shërbime për të gjithë fëmijët me aftësi të kufizuara (Çrregullim i spektrit të Autizmit; sindroma Down etj. dhe/ ose vështirësi në zhvillim).

 

Nëpërmjet Qendrës sonë të Shërbimeve PRO-PAK, Fondacioni ofron shërbimet e mëposhtme:

  • Vlerësimin e zhvillimit të fëmijës nëpërmjet ekipit multidisiplinor (mjek psikiatër fëmijësh, mjek neuropediatër, psikolog klinik, logoped, fizioterapist dhe psikolog për vlerësimin e dinamikave familjare)

  • Hartimin e programit individual të ndërhyrjes terapeutike

  • Ofrimin e shërbimit të ndërhyjes së hershme në qendër

  • Ofrimin e shërbimeve të specializuara si:

    • terapi zhvillimi
    • terapi me metodën ABA
    • logopedi
    • fizioterapi
    • mbështetje të prindërve përmes këshillimeve individuale dhe seancave në grup, etj.

 

Qëllimi i Shërbimit:

DSA kërkon të punësoj një terapist për të ofruar shërbim në Qendrën tonë të Shërbimeve PRO-PAK ku marrin shërbim terapeutik çdo muaj 45 fëmijë me aftësi të kufizuara dhe vështirësi në zhvillim.

 

Përgjegjësitë specifike të shërbimit:

  • Merr pjesë në procesin e vlerësimit të fëmijëve me aftësi të kufizuara dhe/ ose vështirësi në zhvillim si pjesë e ekipit multidisiplinar të vlerësimit.

  • Kontribuon në hartimin e planit të edukimit individual të fëmijës në bashkëpunim të ngushtë më anëtarët e tjerë të ekipit dhe familjen e fëmijës.

  • Ofron shërbimin terapeutik individual të bazuar në planin e fëmijës.

  • Ndjek realizimin e programit terapeutik të fëmijës brenda ambjentit të qendrës.

  • Ofron mbështetje për zhvillimin e fëmijës, duke përfshirë edhe këshillimin dhe orientimin e prindërve në zbatimin e PEI të fëmijës në ambjentet natyrale të fëmijës.

  • Ofron strategji të sjelljes për prindërit, si dhe orientime të tjera që lehtësojnë eko-sistemin familjar për të mbështetur zhvillimin e fëmijës dhe dinamikat familjare.

  • Plotëson dokumentacionin e nevojshëm për procesin terapeutik dhe dokumentacione të tjera me prindin e fëmijës sipas manualit të funksionimit të qendrës dhe shërbimit.

  • Ndjek dhe raporton tek drejtuesi dhe lideri i shërbimit realizimin e aktiviteteve sipas planit.

 

Kualifikimet e nevojshme për kandidatët:

  • Të jenë të diplomuar në Psikologji, Punë Sociale apo fusha të tjera të ngjashme - të kenë licencën e profesionit si dhe të kenë të paktën një vit eksperiencë në ofrim të këtij shërbimi.

  • Të kenë përfunduar trajnimin e metodës ABA dhe të kenë të paktën një vit eksperiencë në aplikimin e kësaj metode ndërhyrje.

  • Të kenë aftësi shumë të mira komunikimi.

  • Të kenë aftësi të mira kompjuterike – të kenë aftësi në përdorim të paketës Microsoft Office.

  • Kandidatët preferohen të jenë njohës të mirë të gjuhës angleze, të paktën në nivel B1 dhe të kenë ndjekur trajnime kualifikuese shtesë në fushën e aftësisë së kufizuar.

 

Kandidatët e interesuar të cilët i plotësojnë kriteret e pozicionit vakant, duhet të dorëzojnë dokumentet e mëposhtme në adresat elektronike (to): Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. dhe në (cc): Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. deri me datë 25.4.2025:

    • CV

    • Letër motivimi

    • Diplomën dhe licensat përkatëse

    • Certifikatën e trajnimit ABA, përfshirë informacionin për kohëzgjatjen e këtij trajnimi dhe institucionin lëshues

 

Kandidatët e përzgjedhur për fazën e intervistës do të njoftohen me e-mail ose telefonatë.