Kërkesë për Oferta- Rikonstruksion dhe Mobilim
KËRKESË PËR OFERTË
Fondacioni Down Syndrome Albania (DSA) është një organizatë jo fitimprurëse e themeluar në vitin 2013, përkushtuar për përkrahjen dhe gjithëpërfshirjen e personave me sindromën Down në shoqërinë shqiptare.
DSA si qëllim të saj ka informimin dhe ndërgjegjësimin e drejtë të opinionit publik dhe palëve të tjera të interesit, duke dhënë një kontribut në zhvillimin e potencialit maksimal të individëve me sindromën Down dhe aftësi të tjera të kufizuara intelektuale.
Në kuadër të vijimësisë dhe zhvillimit të misionit të saj, DSA së fundmi po zgjeron fushën e veprimtarisë dhe shërbimeve të ofruara duke u zhvendosur në ambjente të reja. Në këto kushte DSA shpall kërkesën për ofertë për cilindo subjekt të interesuar për të paraqitur ofertat e tyre deri me dt 29 Mars për:
-
Punime rikonstruksioni
-
Mobilim
Subjektet mund të ofertojnë veç e veç ose për të dyja nevojat tona. Në rast së vendosin të dërgojnë për të dyja duhet të dërgojnë 3 oferta të ndara me e-mail (Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.) ose në adresën tonë (Rr. Xhon Kenedi, Kodra e Diellit):
- 1 ofertë për punimet e rikonstruksionit,
- 1 ofertë për mobilimin dhe
- 1 për të dyja bashkë.
Pranohen dhe oferta që vijnë nga bashkimi (joint) i dy subjekteve për të mbuluar të dyja nevojat.
Lutem gjeni bashkëlidhur:
-
Projekt Zbatimin Arkitekturor
-
Projekt Zbatimin e Mobiljeve
-
Preventivin për Rikonstruksionin
-
Preventivin për Mobilim