Kërkesë për Ofertë për Shërbime Arkitekturore
KERKESE PER OFERTE
Fondacioni Down Syndrome Albania (DSA) është një organizatë jo fitmprurëse e themeluar në vitin 2013 e përkushtuar në promovimin, përkrahjen dhe gjithëpërfshirjen e personave me sindromën Doën në shoqërinë shqiptare. DSA si qëllim të saj ka informimin dhe ndërgjegjësimin e drejtë të opinionit publik dhe palëve të tjera të interest, duke dhënë një kontribut në zhvillimin e potencialit maksimal të individëve me sindromën down dhe aftësi të tjera të kufizuara.
Në kuadër të vijimësisë dhe zhvillimit të misionit të saj, DSA së fundmi po zgjeron fushën e veprimtarisë dhe shërbimeve të ofruara duke u zhvendosur në ambjente të reja. Në këto kushte:
Shpall kërkesën për ofertë për cilindo subjekt apo individ të interesuar për të paraqitur ofertat e tyre për Shërbim Arkitekti.
Të dhëna të përgjithshme
Vendi i kryerjes së punimeve: Tiranë, Sauk
Ndërtesa (vila) ka një sipërfaqe si më poshtë vijon:
- Kati përdhe: 182.6 (njëqind e tetëdhjetë e dy pikë gjashtë) m2
- Kati i 1-rë: 188.6 (njëqind e tetëdhjetë e tetë pikë gjashtë) m2
- Kati i 2-të: 188.6 (njëqind e tetëdhjetë e tetë pikë gjashtë) m2.
- Vila ka dhe një oborr rreth 300 m2
Përshkrim i përgjegjësive:
- Përshtatjen e godinës në funksion të qëndrës së re të shërbimeve dhe zyrave të Fondacionit.
- Hartim i Projektit për adaptimin e ambjenteve të brendëshme të qendrës në funksion të shërbimeve të ofruara nga fondacioni si dhe mbikqyrje e punimeve të projektit të zbatimit.
- Projektim të instalimit elektrik, telefonik, rrjetin e internetit dhe sistemin e kamerave të sigurisë dhe mbrojtjen kundër zjarrit.
- Hartimi i Projektit të furnizimit me ujë dhe shkarkimeve.
- Sistemim të ambejnteve të jashtme (oborr, lulishte)
- Projekti arkitektonik të jetë i paraqitur edhe në pamje 3 Dimensionale (render)
Krahas kërkesave të mësipërme bashkangjitur duhet të paraqitni dhe dokumentacionin e mëposhtëm:
- CV
- Diplomë
- Licence për ushtrim aktiviteti
- Portofol të punëve të kryera të ngjashme
Shërbimi arkitekturor kërkohet për krijimin e mjediseve të mëposhtme:
1. 1 Sallë trajnimesh/ takimesh/ mbledhjesh, rrethe 50-60 m2 të vendoset në katin 0(zero)
2. 2(dy) dhoma fizioterapie, nga të cilat dhomë e madhe rreth 40-45 m2 të vendoset në katin 0(zero) dhe dhoma e vogël 20-25 m2.
3. 4 (katër) dhoma për terapi zhvillimi/ logopedi/ terapi ABA me sip. 16-25 m2. Njëra prej këtyre dhomave duhet të jetë në katin përdhe.
4. 1(një) dhomë rekreacioni që do të përdoret për autonominë personale të fëmijëve të vegjël në të cilat duhet të vendoset 1(një) ose 2(dy) tavolina për handcrafts me sip 16-25 m2.
5. 1(një) dhomë për vlerësimin e zhvillimit të fëmijëve me sip 16-20 m2 të vendoset në katin zero.
6. 1(një) dhomë për seancat e këshillimit individual me prindërit me sip 10-13 m2.
7. 1(një) dhomë relaksi për fëmijët 6 -10 m2.
8. 1(një) dhomë për terapi grupi max 3 fëmijë 2 terapiste 20 - 25 m2
9. 1(një) dhomë për terapi arti dhe muzikoterapi me sip 15 m2
10. 1(një) dhomë për kurse matematike dhe gjuhe deri në 10 m2
11. 1(një) kuzhinë e cila duhet të ketë dhe 1(një) tavolinë për fëmijë.
12. 1(një) Zyrë me 7 poste pune dhe dollape dokumentesh
13. 1(një) Zyre më 1(një) post pune
14. 1(një) Zyre Me 2 (dy) poste pune
15. 1(një)Zyre me 4 poste pune
16. 1(një) dhomë për autonominë
17. Storage Room – 15 m2
18. 1(një) banjo të përshtatet për personat me aftësi të kufizuara fizike
19. 1(një) dhomë për akomodimin e prindërve që vijnë nga rrethet ku të vendoset një krevat dopio, një krevat tek, një dollap i vogël.
20. 1 recepsion të vendoset në katin zero
Oferta financiare duhet të jetë në Euro për çmim/m2, përfshirë dhe TVSH ose 15% tatimin mbi burim.
Jeni të lutur të paraqitni ofërtën tuaj me postë elektronike në Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. ose dorazi në adresën Fondacioni Down Syndrome Albania, Rr. Xhon Kenedi, Kodra e Diellit, Tiranë me emërtimin “Ofertë për shërbim arkitekti”, brenda datës 6 shkurt 2019.
Kriteret e përcaktimit të ofertës fituese:
1. Ekspericë të mëparshme në shërbim arkitekturor, rikonstruksion dhe arredim për qendra të shërbimeve të fëmijëve me aftësi të kufizuara.
2. Disponueshmëria e arkitektit për të punuar gjatë periudhës 10 shkurt – 15 Mars 2019. Ambjentet e reja duhet të jenë gati për shërbim me 25 Mars 2019.


