Ju lutem vendosni te dhenat e biletes
Blini biletën tuaj për në "Mbrëmje Gala në mbështetje te Fondacionit Down Syndrome Albania"
6 Prill, ora 18:00 - 00:00, Maritim Hotel Plaza Tirana, Salla "Queen Geraldine"
Bëhuni pjesë e Mbrëmjes sonë Gala, që organizojmë me dt 6 Prill, në Maritim Hotel Plaza Tirana, në kuadër të 21 Marsit, Ditës Botërore të Sindromës Down dhe 2 Prillit, Ditë Botërore të Autizmit.
Fondacioni Down Syndrome Albania është i dedikuar ndaj përmirësimit të jetës së fëmijëve dhe personave me aftësi të kufizuara dhe mbështetjes së prindërve të tyre. Në vit, ne mbulojmë me shërbime terapeutike ne
qendrën tonë të shërbimeve PRO PAK rreth 70 fëmijë me aftësi të kufizuara.
Të përfshira në biletë: darka me 4 pjata, verë dhe pije analkolike pa limit deri në orën 00:00, si dhe programi artistik me artistët: Flaka Goranci (mezzo soprano), Armando Likaj (baritone), Maestro Jozef Pjetri (piano), Blerina Shalari (piano), Venera Lumani dhe Lind Islami, Ermal Rodi (saksofonist Jazz) dhe DJ Piko.
Shenim me rëndësi: Lutemi në mirëkuptimin tuaj, që pas kryerjes së transaksionit bileta nuk mund të anullohet. Në pamundësi për të qenë vetë prezent, ju mund ta transferoni biletën tuaj tek një person tjetër i rrethit tuaj. Në këtë rast ju duhet të na dërgoni emrin dhe mbiemrin e personit që do t'i transferoni biletën, në adresën tonë të e-mailit info@dsalbania.org
Për cdo pyetje ju lutemi na kontaktoni në keto numra: +355 69 560 6269 ose +355 69 344 3345