Media

Terapi në grup me prindërit

Qendra e shërbimeve PRO PAK ofron shërbimin e këshillimit në grup për të mbështetur emocionalisht prindërit e fëmijëve më aftësi të kufizuara. Ka shumë arsye pse prindërit kanë nevojë për mbështetje emocionale dhe shpesh herë të takosh njerëz të tjerë që ndajnë të njëjtën eksperienë është mjaft lehtësuese.

Në një grup mbështetjeje emocionale prindërit kuptojnë se nuk janë vetëm, se ka persona të tjerë që po hasen me të njëjtat sfida, duke lehtësuar kështu ndjenjën e izolimit.

Grupet janë vende perfekte për tu socializuar dhe për të marrë mbështetje. Ndjenja e izolimit lehtësohet kur dëgjon historitë e të tjerëve, të ngjashme me historinë tënde dhe kupton se edhe ata po luftojnë njësoj si ty. Procesi i këshillimit në grup ju ndihmon të kuptoni dhe pranoni më mirë pikëpamjet e të tjerëve dhe të fitoni aftësi të shëndetëshme për të pranuar ndryshimet.

Është në natyrën njerëzore që gjithësecili ta shohë realitetin në optikën e tij. Pjesëmarrja në një grup këshillimi, përvoja e individëve me të cilët ndani të njëjtën eksperiencë prindërimi, mund t’ju ndihmojë ta shihni situatën në mënyrë më realiste. Aty ju do të merrni mbështetje jo vetëm nga terapisti por edhe nga prindërit e tjerë, duke ju motivuar më shumë drejt ndryshimit.

Procesi i terapisë në grup për prindërit drejtohet nga psikologu.