• Njoftim punësimi: Logopedist/Terapist të foluri

    Njoftim punësimi: Logopedist/Terapist të foluri

    Termat e Referencës (TORs)

     

    Pozicioni/Shërbimi: Logoped/Terapist të foluri
    Projekti/Emri i Programit: Aleanca për zgjerim të shërbimeve të integruara sociale dhe mirëqeverisje në rajonin e Tiranës.
    Mbështetur nga: Bashkimi Evropian në kuadër të Programit për Përfshirjen Sociale në Shqipëri.
    Nr. kontrate: IPA/2022/433-138
    Zbatuesi Kryesor: Fondacioni Down Syndrome Albania (DSA)
    Partner në zbatim: Bashkia Tiranë
    Lloji i kontratës: Kontratë punë me afat
    Periudha e kontratës: 1 shtator 2023 – 30 nëntor 2024
    Vendi i Punës  Qendra Komunitare Shkozë, Tiranë



    Prezantimi:

    Down Syndrome Albania në partneritet me Bashkinë Tiranë kanë nisur implementimin e projektit “Aleanca për zgjerim të shërbimeve të integruara sociale dhe mirëqeverisje në rajonin e Tiranës”. Ky projekt mbështetet nga Programi “Local level partnerships to advance social inclusion in Albania” i financuar nga Bashkimi Evropian.

    Ky projekt ka si qëllim kryesor të sigurojë përfshirje sociale nëpërmjet shërbimeve të integruara të kujdesit social për personat me aftësi të kufizuara nga familje me vështirësi ekonomike që jetojnë në Tiranë, krahas përmirësimit të kapaciteteve të profesionistëve të fushës së aftësisë së kufizuar dhe institucioneve të pushtetit vendor për rritjen cilësore të shërbimeve, qeverisje të mirë dhe transparencë”.

    Projekti do të kontribuojë në fushat si më poshtë:

    • 270 Persona me Aftësi të Kufizuara (0 – 55 vjeç) do të mbështeten me një sërë shërbimesh të integruara;
    • 70 prindër ose anëtarë të familjeve, të fëmijëve dhe të rinjve me aftësi të kufizuara do të trajnohen për të mbështetur fëmijët e tyre në shtëpi me zhvillimin pedagogjik dhe autonominë personale e sociale;
    • 130 ofrues shërbimesh që punojnë me PAK do të trajnohen për shërbimet e ndërhyrjes në fëmijërinë e hershme dhe shërbimet e autonomisë personale dhe sociale;
    • 130 profesionistë të stafit arsimor të kopshteve dhe shkollave fillore do të trajnohen për arsimin gjithëpërfshirës;
    • 60 studentë të shkencave sociale ose të fushave mjekësore do të trajnohen për të ndërtuar kapacitetet e tyre si ofrues të ardhshëm të shërbimeve;
    • 50 vendimmarrës dhe staf administrativ nga institucionet dhe drejtoritë që janë në varësi të Bashkisë së Tiranës do të trajnohen për tema të përfshirjes sociale, ligje të tjera kombëtare si dhe dokumente strategjike kombëtare dhe ndërkombëtare që lidhen me aftësinë e kufizuar;
    • 9 takime konsultimi do të organizohen me përfaqësues nga sektori i OJF-ve dhe Bashkia Tiranë për të monitoruar Planin Social Lokal të Bashkisë Tiranë dhe buxhetet vjetore.

    Qëllimi i shërbimit:

    Në kuadër të implementimit të këtij projekti, DSA në bashkëpunim me partnerin në zbatim Bashkia Tiranë, kërkon të punësojë: Logoped/Terapist të foluri (me kohë të plotë)

    Përgjegjësitë specifike:

    1. Si pjesë e ekipit multidisiplinar, Logopedi/Terapisti i të folurit vlerëson nevojat e fëmijës në lidhje me gjuhën dhe komunikimin si më poshtë:

    • Vëzhgon fëmijën dhe vlerëson natyrën e çrregullimeve të komunikimit që ai paraqet.
    • Vlerëson aftësinë e fëmijës për të komunikuar
    • Vlerëson aftësinë për të kuptuar (verbal, 1,2 hapa, gjeste, fotot)
    • Vlerëson problemet motorike që ndërhyjnë në vokalin e fëmijës
    • Vlerëson mënyrën e shqiptimit
    • Vlerëson gabimet sintaksore gjatë komunikimit
    • Vlerëson aftësitë e gjuhës basale të fëmijës
    • Vlerëson mënyrën se si fëmija kryen kërkesat, përsërit fjalët, dialogun, etj.
    • Vlerëson komunikimin sociale dhe komunikimin jo-funksionale (ekolalia)
    • Vlerëson aftësinë e fëmijës për të imituar.

    2. Përgatit Planin e Komunikimit për ndërhyrjen si pjesë e PEI të fëmijës në bashkëpunim me ekipin multidisiplinar dhe zbaton atë në këto fusha:

    • Në kushtet e shqiptimit dhe korrigjimin e fonemave, me zë dhe me regjistrimet
    • Trajnon fëmijën të përdorë kërkesat, komandat interaverbale, etj.
    • Trajnon fëmijën të kuptojë (emërtimin e objekteve, pjesëve të trupit, tiparet, etj)
    • Trajnon fëmijën për të imituar, dhe të përdorin gjeste për të komunikuar,
    • Trajnon fëmijën për të përdorur PECS (Sistemin e komunikimit nëpërmjet ndryshimit të figurave).
    • Kombinon trajnimin për komunikim me seancat e tjera të terapisë së zhvillimit, etj
    • Përcakton natyrën e ndërhyrjes dhe nr. e seancave të të folurit (në mënyrë individuale dhe në grup) që fëmija ka nevojë për të ndjekur në familje.

    3. Bashkëpunon dhe këshillon familjen mbi teknikat që ata mund të përdorin për të ndihmuar fëmijënpër të komunikuar.

    4. Mbështet prindin në mënyrë që të forcoj marrëdhënien e tyre me fëmijën dhe anëtarëve te tjerë te familjes duke ndihmuar në këtë mënyrë zhvillimin sa më të mirë të fëmijës me aftësi të kufizuara.

    5. Së bashku me anëtarët e tjerë të ekipit kontribon në rritjen e ndërgjegjësimit të anëtarëve të komunitetit, për sensibilizim kryesisht për ndryshimin e qëndrimeve përkundrjet fëmijëve me aftësi të kufizuara.

    6. Ndjek dhe raporton tek Manaxheri realizimin e aktiviteteve sipas planit kohor.

    Kualifikimi:

    • Të jetë i/e diplomuar (bachelor dhe master) në Logopedi.
    • Të ketë jo më pak se 2 vite eksperiencë pune në ushtrimin e profesionit të tij/saj ose praktike pune jo me pak se 2 vite.
    • Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi.
    • Të jetë njohës i mirë i gjuhës angleze.

    Preferohet që personi të ketë ndjekur trajnime kualifikuese shtesë në fushën e aftësisë së kufizuar.

    Kohëzgjatja:

    15 muaj duke filluar nga data 1 Shtator 2023

    Vendndodhja:

    Qendra Komunitare Shkozë