Koncert bamirësie të organizuar nga DSA
Me datë 25 Tetor 2013, ora 20:00, në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit, Saimir Pirgu, tenori shqiptar me famë botërore
dhe ambasador i kauzës të personave me sindromën Down, së bashku me artistë të tjerë si Mariana Leka, Vikena Kamenica dhe Armando Likaj, do të mbajnë një koncert bamirësie të organizuar nga DSA, në kuadër të Tetorit, Muajit të Ndërgjegjësimit për Sindromën Down. Të ardhurat nga shitja e biletave do të shërbejnë për fillimin e shërbimeve për fëmijët me sindromën Down pranë qendrës së DSA.