Udhëzues Ndërkombëtar për Edukimin e Personave me Sindromën Down
- Written by b.lushaj@dsalbania.org
- Published in Materiale/Publikime
- Hits: 6313
- Print , Email
Përmes botimit të këtij Udhëzuesi, Down Syndrome International (DSi) synon të përmirësojë edukimin e personave me
sindromën Down në mbarë botën dhe të kontribuojë në përmbushjen e së drejtës së tyre për edukim gjithëpërfshirës dhe
njësoj cilësor duke promovuar edukimin e tyre gjatë gjithë jetës, në përputhje me Nenin 24 (E drejta për Edukim) të Konventës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara (KDPAK, OKB, 2006) dhe Objektivin e Zhvillimit të Qëndrueshëm Nr. 4 (OZHQ 4 - Edukimi) të Agjendës për Zhvillimin e Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara (OKB, 2015).
Përmes këtij Udhëzuesi, DSi synon të:
- japë rekomandime të dala nga studime të ndryshme, politika dhe praktika;
- ndihmojë vendet anëtare të DSi në përmbushjen e detyrimeve të tyre në respektim të KDPAK-së, për sa i
përket edukimit; - ndihmojë aktorët e përfshirë në fushën e edukimit, duke përfshirë, por pa u kufizuar në, organizatat anëtare
të DSi në nivel kombëtar, rajonal dhe botëror, për të advokuar ndryshime pozitive dhe për të kërkuar llogari
pranë autoriteteve arsimore; - ofrojë udhëzime specifike për të gjithë aktorët e përfshirë në sistemin arsimor (përfshirë personat me
sindromën Down, familjarët e tyre, kujdestarët dhe advokuesit, profesionistët e edukimit, menaxherët,
ofruesit e shërbimeve dhe autoritetet si dhe, organizatat dhe strukturat arsimore të specializuara për
personat me aftësi të kufizuara në nivel kombëtar, rajonal dhe botëror) mbi mënyrën e miratimit të
praktikave më të mira për edukimin e personave me sindromën Down; dhe - inkurajojë zhvillimin e udhëzuesve kombëtar (ose rajonal) për edukimin, mbështetur në raste suksesi dhe në
praktikat më të mira për personat me sindromën Down, duke marrë në konsideratë pabarazitë në burime në
vende të ndryshme në botë.
Kliko: Gjeni këtu udhëzuesin