Uro "Gëzuar 2023!" me kartolinat tona dhe mbështet fëmijët!
Si çdo vit fondacioni Down Syndrome Albania, nxjerr në shitje për biznesin, institucione të ndryshme, ambasada dhe NGO, kartolina të cilat mund të personalizohen me logon dhe mesazhin e urimit të institucionit blerës.
Kjo është një mundësi e mirë për çdo biznes që dëshiron të mbështesë shërbimet tona. Modelet e kartolinave për urimet e vitit të ri 2023 janë gati! Porositini!
Kjo është një mundësi e mirë për çdo biznes që dëshiron të mbështesë shërbimet tona. Modelet e kartolinave për urimet e vitit të ri 2023 janë gati! Porositini!
Të ardhurat nga shitja e kartolinave na ndihmojnë për ofrimin e shërbimeve tona terapeutike për fëmijët që frekuentojnë qendrën tonë të shërbimeve "PRO PAK".
Modelet origjinale të kartolinave tona, përgatiten nga fëmijët me aftësi të kufizuara dhe sfida në zhvillim me ndihmën e terapistëve të tyre. Më pas, këto modele fotografohen dhe përpunohen grafikisht.
Duke shpresuar në mbështetjen tuaj përmes blerjes së këtyre kartolinave, lutem gjeni si më poshtë detajet mbi çmimet, afatet e marrjes dhe dorëzimit të porosive.