Fondacioni Down Syndrome Albania (DSA) është një organizate jo fitimprurëse themeluar më 2013 dhe punon në fushën e të drejtave të njeriut, me nje fokus tek të drejtat e personave me aftësi të kufizuara.
DSA advokon për të drejtat dhe nevojat e individëve me sindromën Down në Shqipëri dhe ofron shërbime për fëmijet dhe adultet me sindromën Down dhe të tjera aftësi të kufizuara intelektuale si dhe mbështetje për prindërit e tyre. Fushat tona të ekspertizës përfshijnë; vlerësimin dhe zhvillimin e fëmijëve dhe të rinjve; hartimin e planeve individuale të edukimit dhe ndjekjen e tyre; mbështetje të prinderve përmes këshillimeve individuale dhe seancave në grup; trajnime me fokus kryesor tek mësuesit, psikologët, terapistë të gjuhës dhe të folurit, punonjës sociale dhe të tjerë profesionistë që punojnë me individë me aftësi të kufizuara; botimin e udhërrëfyesëve praktikë për punën profesionale në fushën e aftësisë së kufizuar; design dhe implementimin e fushatave të advokimit, ndërgjegjësimit si dhe fushatave për mbledhje të fondeve; organizimin e konferencave dhe tryezave të rrumbullakta.
DSA është anëtare në:
-Global Down Syndrome Foundation
-Down Syndrome International (DSI)
-European Down Syndrome Association (EDSA)
-European Association of Service Providers for People with Disabilities (EASPD)
Projekti “PRO PAK”,të cilin DSA është duke implementuar konsiston në dizenjimin dhe implementimin e këtyre aktiviteteve:
1.Zgjerimin dhe përshtatjen e hapësirave të reja të shërbimeve në qytetin e Tiranës.
2.Ofrimin e shërbimeve terapeutike për fëmijët me aftësi të kufizuara 0-12 vjeç, shërbime të autonomisë personale dhe sociale për individë të moshës 12- 25 vjeç si dhe mbështetje për familjet e tyre.
3.Realizimin e 2 Planeve të Biznesit për ofrimin e 2 shërbimeve inovative.
Për të implementuar projektin "PRO PAK",Down Syndrome Albania duhet të punësojë 2 (dy) terapistë fizikë për tëofruar shërbimin si më poshtë:
Qëllimi i shërbimit:
1.Terapistët fizikë do të ofrojnë shërbime terapeutike në qendërpër fëmijët me aftësi tëkufizuara.
Rolet dhe përgjegjësitë e terapistit fizik:
1.Të jetë pjesë e ekipit të vlerësimit dhe të jetë i aftë të vlerësojë rastet në bazë të protokolleve specifike të vlerësimeve.
2.Të marrë pjesë në hartimin e planeve individuale.
3.Të ndjekë shërbimin e terapisë fizike në bazë të protokolleve të shërbimit.
4.Mbajtja e të dhënave për çdo orë të çdo fëmije që merr shërbime në qendrën tonë.
5.Të mbajë kontakt me familjet e fëmijëve dhe të ofrojë rekomandime të përditshme.
6.Të raportojëçdo javëtekTeam Leader dhe Drejtori i Shërbimeve.
7.Të respektojë rregulloren e brendshme të DSA.
8.Të marrë pjesë nëçdo aktivitet që DSA organizon në qender dhe jashtë saj.
Aftësitë dhe përvojat paraprake të kërkuara nga kandidatët:
-Diplomë në fizioterapi
-Master në fizioterapi (përbën avantazh master në rehabilitim pediatrik)
-Licensë e të drejtës së ushtrimit të profesionit
-Minimumi 1 vit eksperiencë pune me fëmijë me Aftësi të Kufizuara
-Përbëjnë avantazh të trajnuarit në metodën BMS
Kandidatët duhet të dërgojnë dokumentet e mëposhtme:
- CV të përditësuar
-Letër Interesi
Të interesuarit të dërgojnë CV-në e tyre së bashku me një letër interesi në adresën Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. dhe Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. me subjekt “Terapist Fizik- PROPAK”. Dokumentacionet mund të dërgohen edhe fizikisht pranë zyrave te Fondacioni Down Syndrome Albania në adresën: Rruga Xhon Kenedi, 200 m pasi kalon nënkalimin për tek rezidenca Kodra e Diellit.
Aplikimet janë të hapura deri më 14 Shkurt 2019, ora 17:00.
Kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen me e-mail brenda muajit Shkurt 2019.