Programi i ndërhyrjes në moshë të hershme (0-3, 3-6 vjeç)

Programi i ndërhyrjes në moshë të hershme (0-3, 3-6 vjeç)

Terapi Fizike

Fëmjët me sindromën Down, si të gjithë fëmijët e tjerë duan të ulen, të zvarriten, të eksplorojnë mjedisin dhe të ndërveprojnë me personat përreth tyre. Për ta bërë këtë ata duhet të zhvillojnë aftësitë e motorikës globale ( siç është, rrotullimi, zvarritja, ecja këmbadorazi etj). Për shkak të disa karakteristikave fizike, të cilat përfshijnë hipotoninë, (tonin e ulët muskulor), butësinë e ligamenteve (dobësimi i ligamenteve i cili shkakton rritje të fleksibilitetit në nyje) si dhe forcë të dobët, tek fëmijët me sindromën Down aftësitë motorike nuk zhvillohen në të njëjtën mënyrë siç zhvillohen tek fëmijët që kanë zhvillim tipik.

Qëllimi i terapisë fizike nuk është përshpejtimi i shkallës së zhvillimit të këtyre fëmijëve, siç supozohet shpesh, por të lehtësoj zhvillimin maksimal të modeleve të lëvizjes tek këta fëmijë. Kjo nënkupton, që ti do ta ndihmosh fëmijën të zhvillojë: qëndrim të mirë, shtrirje të duhur të këmbëve, model efikas të ecjes dhe një bazë të mirë fizike për stërvitje gjatë gjithë jetës.

Çfarë bëhet në një seance të terapisë fizike? Fillimisht duhet të vëzhgojmë se cilat aftësi fëmija i zotëron tashmë. Pastaj përcaktojmë se çfarë do të mësoj fëmija në vazhdimësi. Është e rëndësishme që fëmijës t’i mësohet ajo për të cilin ai është i aftë të mësoj brenda muajit tjetër, dhe jo t’i mësohet diçka që mund të jetë shumë e përparuar për zhvillimin e tij. Sapo ta kuptojë se cilën aftësi fëmija është i gatshëm ta mësoj, terapisti zhvillon mënyrën e tij për t’ia mësuar atij atë aftësi. Strategjitë e mësimit bazohen në stilin e të mësuarit të fëmijës dhe në fizikun e tij. Një nga gjërat më të rëndësishme që terapisti duhet të ketë parasysh, është të mësoj prindërit se si ta praktikojnë aftësinë, që është në proçes të të mësuarit, me fëmijën e tyre. Prindërit mund ta praktikojnë mësimin e aftësisë me fëmijën atëherë kur fëmija është i pushueshëm dhe tregohet i fortë, dhe kështu mësimi i aftësive mund të inkorporohet në rutinën ditore. Përmes praktikës dhe përsëritjes, fëmija do të zhvillojë forcën dhe efikasitetin, hapa të cilët çojnë drejt zotërimit të aftësisë.

Çfarë roli luan temperamenti i fëmijës në terapinë fizike? Me temperament nënkuptojmë mënyrat e personit në të menduar, në sjellje dhe në reagim. Kur fëmijëve u mësohet një aftësi motorike globale, mund të shohim modele të të menduarit, të të sjellurit dhe të reagimit. Të kuptuarit e temperamentit të fëmijës dhe se çfarë e motivon atë do të na ndihmoj të jemi më efikas në proçesin e të mësuarit. Do ta dijmë më përpara se cilat aktivitete ka gjasa që ai t’i pëlqejë dhe në cilat ka gjasa që të jetë rezistentë. Duke e ditur këtë, ne mund të fillojmë me aktivitete të cilat ai i pëlqen dhe të vazhdojmë përpara me aktivitete më të komplikuara vetëm kur ai është i pushueshëm dhe i motivuar për të mësuar.

Disa këshilla se çfarë prindërit duhet të kenë parasysh kur punojnë me fëmijën e tyre në aftësitësimin motorik- Mësimi i aftësive motorike globale është hapi i parë të cilin prindërit dhe fëmijët me sindromën Down do ta përballojnë së bashku. Dhe kjo është një mundësi e mirë për prindërit të fillojnë të kuptojnë mënyrën se si fëmija i tyre mëson.

Të përcaktohet se çfarë e motivon fëmijën tuaj. Fëmija juaj lëviz dhe është bashkëpunues atëherë kur ka përpara diçka e cila e motivon atë. Për shembull,ai mund të zvarritet për ta marrë një lodër që preferon. Kur i praktikoni aftësitë motorike të fëmijës tuaj, suksesi i fëmjës tuaj dhe kënaqësia e tij varen nga mënyra se si ju e luani lojën, çfarë lloj lodrash përdorni dhe ku i vendosni ato.

Terapi e gjuhës

Në terapinë e gjuhës bëjnë pjesë programet për komunikimin dhe gjuhën e folur. Komunikimi konsiston në aftësinë e gjuhës,në aftësinë për tu kuptuar nga të tjerët edhe pa fjalë, në të bërit i kuptueshëm dhe të përgjigjurit ambientit përreth.Kjo fushë ndahet në tre sektorë që janë:

  • 1. reagimi auditiv bazë = përgjigjen ndaj tingullit;
  • 2. gjuha ekspresive = përdorimi i tingujve, i fjalëve , i xhesteve për të transmetuar një mesazh;
  • 3. gjuha receptive = aftësia për të kuptuar dhe përgjigjur mesazheve që vijnë.

Ky program ushtrohet me ndihmën e një specialist që në këtë rast do të ishte një logopedist,por dhe nga vetë prindërit të cilët shihen si figura qendrore e ndryshimeve zhvillimore të fëmijës. Aktivitetet e programit kanë si qëllim të favorizojnë aftësitë komunikative të fëmijës.Duhet të kemi parasysh se programi duhet të ndjekë të njëjtën rregull “natyral” me të cilin shfaqen dhe aftësitë e ndryshme të zhvillimit.Pra në fillim i kërkojmë fëmijës diçka me xheste dhe me vonë nëpërmjet tingujve, pra nëpërmjet gjuhës.

Cfarë është Logopedia ?
Logopedia është disiplinë sanitare që merret me komunikimin dhe gjuhën, me qëllim që të promovojë, parandalojë dhe rehabilitoj komunikimin ndërpersonal.

Kush është Logopedisti?
Logopedisti është personeli sanitar që zhvillon aktivitetin e vet në parandalimin, vlerësimin dhe trajtimin rehabilitues në patologjitë e:

  • 1. Zërit
  • 2. Gjuhës verbale
  • 3. Gjuhës së shkruar
  • 4. Gjuhës jo verbale

Qëlllimi i punës së logopedistit është përmirësimi i shëndetit të personit, në mënyrë që ai të arrijë të përdorë çfarëdo mjeti të mundshëm për të komunikuar në bazë të mundësive të tij fiziologjike. Qëllimi dhe objektivat e një logopedisti janë që të tejkalohen këto vështirësi, të rimarrin aftësitë e tyre të komunikimit, të përdorin komunikimin më alternativ si dhe përfshirjen sociale të individit.

Logopedia në Sindromën Down

Komunikimi është një aspekt i rëndësishëm në programin edukativ të fëmijëve me sindromën Down, sidomos për aspektin e socializimit. Nuk është e çuditshme që fëmijët me SD kanë vështirësi në mësimin e gjuhës. Përderisa mësimi i gjuhës është një proçes kompleks, vonesa e gjuhës është një karakteristikë e këtyre fëmijëve në zhvillim. Fëmijët me SD mund të kenë vështirësi në komunikimin e qartë më tepër sesa fëmijët e tjerë me vonesa në zhvillim. Për këtë ka disa arsye të mundshme:

  • 1. Hipotonisë muskulare të organeve fonatore, gjë që e vështirëson artikulimin linguo-buko- facial dhe respiracioni.
  • 2. Probleme me kontrollin e përdorimit të kavitetit nazal dhe me kontrollin e frymëmarrjes.
  • 3. Problemet me shikimin dhe dëgjimin
  • 4. Perceptimi sensorial i ulët ose kompleks
  • 5. Vonesë psikomotorre
  • 6. Vështirësi gjatë përtypjes dhe gëlltitjes së ushqimit

Problemet që mund të prekin kuptueshmerinë e të folurit të fëmijës mund të jenë:

  • a. Artikulimi - aftësia për të lëvizur dhe kontrolluar buzët, gjuhën, qiellzën në mënyrë që të formohet tingulli korrekt dhe I qartë.
  • b. Rrjedhshmëria - që është aftësia për të folur rrjedhshëm dhe me ritëm, për një të folur fluente.
  • c. Sekuenca - është aftësia për të shqiptuar tingullin në rendin e caktuar brënda fjalës psh: efelant për elefant.
  • d. Resonanca - ose toni dhe kualiteti i të folurit të tingujve të prodhuar nga fëmija juaj psh. tingujt nasal.

Fushat ku ka nevojë më shumë për ndërhyrje:

  • 1. Një nga karakteristikat kryesore të fëmijëve me sindromën Down është hipotonia.
    Kjo ka të bëjë me prezencën e një toni të dobët muskular që shkakton vështirësi në lëvizje dhe në artikulim (p.sh fëmijët me sindromën Down e kanë të vështirë të mbajnë kokën e tyre në moshën latante dhe gjuha e tyre qëndron jashtë gojës sepse muskujt janë të lëshuar). Kjo situatë prezentohet në forma të ndryshme. Mund të ketë fëmijë që kanë potencial të mirë të përdorimit të këmbëve, por vështirësi në aktivitetin lëvizës të duarve apo ka fëmijë që janë hipotonik në të gjithë muskujt por ama kanë verbalizim të mirëfilltë komunikimi.
    Terapia fizike, e të folurit si dhe sporti favorizojnë shumë rritjen dhe forcimin e muskujve. Për të arritur këtë është e nevojshme ndërhyrja sa më herët më fizioterapi, logopedi, terapi të psiko-motricitetit dhe terapi zhvillimi dhe okupacionale. Është e nevojshme ndërhyrja stimuluese sa më herët. Në të njëjtën kohë duhet të evitojmë përqëndrimin tërësisht te stimulimi I fëmijës duke ruajtur një ekuilibër të drejtë mbi këto ndërhyrje.
  • 2. Një tjetër fushë e vështirë për personat me sindromën Down është ajo e komunikimit dhe e përdorimit të gjuhës.
    - Ja disa pika madhore për të mbështetur fëmijën tuaj në planin e zhvillimit të gjuhës. Të fillohet shumë herët me terapinë logopedike, ushtrime, masazhe që stimulojnë muskujt që përdoren kur flasim (gjuha, muskujt e faqeve, nofulla e sipërme dhe e poshtme, mukozat e gojës, lëvizja e buzëve, mimika e fytyrës). Ushqyerja me gji dhe të ushqyerit me lugë ndihmojnë shumë në vendosjen në punë të muskujve të aparatit të të folurit.
    - T’i flitet fëmijës në mënyrë frekuente gjatë aktiviteteve të jetës së përditshme, duke ja përshkruar ato; të punojmë me figura dhe fjalë të shkruara. Këto dhe të tjera favorizojnë dëshirën e tij për tu shprehur, zhvillimin e kapaciteteve të tij dhe njohjen e sa më shumë fjalëve.
    - Konsultohuni me një ortofonist/logoped dhe vendosni për një terapi logopedike mbështetëse. Përdorni një sistem paralel për komunkimin joverbal; për shembull, duart dhe gjestet ose piktogramat, por shoqërojini ato gjithmonë me komunikim verbal. Kjo gjë I shërben fëmijës të kuptohet nga të tjerët dhe të evitohet frustrimi I kotë. Duhet të bëjmë kujdes, pasi kjo mënyrë duhet të jetë dytësore në krahasim me gjuhën verbale që duhet të mbetet gjithmonë prioritare.
    - Është I nevojshëm fillimi I terapive konjitivo-sjellore dhe formave të tjera të terapisë me drejtim edukimin nga një specialist I fushës.
    - Efikasiteti maksimal I kësaj ndërhyrjes bëhet në kontekstin normal të jetës së fëmijës në mjedisin familjar ose në atë parashkollor dhe shkollor.
    - Të gjitha këto praktika duhet të inserohen dhe të integrohen në veprimtarinë e përditshme duke u shndërruar në aktivitete (lojë) spontane.

Në përgjithësi logopedisti ndërhyn dhe vepron duke rritur nivelin e vëmendjes selektive të fjalëve, të njohë dhe të diferencojë tingujt dhe domethënien e komunikimit, punon me formulimin e saktë të frazave dhe domethënien e tyre, si dhe shkrimin dhe leximin.
Sigurisht që çdo rast është unik, ka specifikat e veta dhe nuk është e thënë që të zotërojë të gjitha këto problematika.Si rrjedhojë edhe programi logopedik realizohet jo në një mënyrë të gjeneralizuar por specifike për secilin rast.
Logopedisti ndërhyn për të gjitha këto problematika duke bërë një trajtim individual dhe specifik për secilin fëmijë.

Terapi Zhvillimi, Okupacionale dhe Asistence Pedagogjike

Fëmijet me sindromen Down kanë nevojë për stimuj dhe nxitje të vazhdueshme që në moshë shumë të vogël. Ne raport me atë që prindërit, e më vonë edukatorë e terapistë të ndryshëm do të dine ti japin për ta mbajtur aktiv, të interesuar për sendet, personat dhe ambientin përreth, fëmijës me sindromën Down do t’i hapen rrugë shumë të gjëra për evoluimin e tij nëpërmjet ndërhyrjeve të hershme terapeutike me qëllim që të arrihet një progres i konsiderueshëm në zhvillimin e tyre. Ndërhyrja e hershme i referohet gjetjes së programeve të ndihmës për t’u ndërmarrë te fëmijët me Sindromën Down deri në moshën shkollore ose afërsisht 6 vitet e para të jetës. Ndërhyrja e hershme te fëmijët me SD ndikon pozitivisht në zhvillimin e tyre fizik, kognitiv, social, dhe gjuhësor. Kjo është ajo çka kërkimi psikopedagogjik ka demostruar tashmë.

Një rëndësi thelbesore në arritjet e fëmijës me sindromën Down kanë programet e ndërhyrjes me terapi në moshë shumë të vogël. Këto programe për fëmijën të aplikuara nga terapistët duhet të propozohen me sa më shumë natyrshmëri dhe është provuar se çcdo ushtrim rezulton shumë më tepër efikas nese ai ushtrohet dhe integrohet si pjesë e veprimeve të jetës së përditshme të fëmijës duke u shndërruar kështu në pjesë të lojës spontane.

Dëgjojmë shumë për terapinë e lojës dhe të zhvillimit dhe përfitimet që sjell ajo. Shumë aftësi përmirësohen dhe modifikohen gjatë kësaj terapie. Nëpërmjet saj fëmija rritet, zhvillohet, mëson shprehi të reja. Gjithashtu loja shërben edhe si shenjë që tregon problemet që mund të ketë ai. Njohja e fëmijës me lojën fillon shumë herët, dhe kjo vihet re sapo shikon një foshnjë të sapolindur e cila është e prirur të reagojë ndaj çdo lloj forme loje. Nëse ti fillon të luash me një fëmijë, kjo është një ftesë e hapur për të krijuar kontakt, për t’u afruar dhe për të ndarë së bashku pjesë të rëndësishme jetësore të cilat mund t’i ofrojë vetëm një aktivitet i tillë. Terapia nëpërmjet lojës perfshin aftesitë motore të fëmijës, si manipulimi i një objekti, shkathtësia, shpejtësia ekzaktesia dhe kordinimi sy-dorë.

  • 1. Zgjidhja e problemit - përqendrimi dhe memorja.
  • 2. Eksplorimi, raportet hapësinore, njohja e ngjyrave dhe formave.
  • 3. Perceptimi viziv- mbajtja konstante e aftësisë së njohjes së figurës edhe pse ato ndryshojnë.
  • 4. Perceptimi auditiv- aftësi të njohë dhe seleksionojë tinguj dhe t’i interpretojë ato.
  • 5. Perceptimi i trupit dhe pjesëve të tij etj.

Por para se të flasim per terapi duhen përcaktuar nevojat e femijes me sindromën Down, të cilat duhet të përbëjnë thelbin e planifikimit të nderhyrjes së hershme. Përcaktimi I nevojave duhet të jetë I vazhdushëm për një hark kohor të caktuar. Në bazë të këtyre nevojave ndërtohet edhe PEI (plani edukimit individual) me të cilin punohet njëkohësishtë nga të gjithë profesionistët qe kujdesen për zhvillimin e fëmijës me sindromen Down.

Nuk ekziston asnjë fakt që fëmijët me sindromën Down janë ndryshe, ato janë si gjithë fëmijët e tjerë. Cdo fëmijë është unik dhe zhvillohet me ritmet e veta. Kjo është vecanti e fëmijve me SD, shkalla e tyre e zhvillimit e cila është edhe më e ndryshushme.
Aspektet e zhvillimit tek fëmijët me SD ne të cilet kërkojne ndërhyrje të hershme terapeutike për rritje te potencialit te tyre.

  • 1. Aftesite motorrike që ndahet në motorrikën fine dhe motorrikën globale ku me këtë të fundit punon më teper një fizioterapist,ndërsa për ate fine punon terapisti I zhvillimit me 101 mënyra të ndryshme nga ato më te thjeshtat në dukje deri të specifikat e motorrikes fine.
  • 2. Zhvillimi konjitiv ku deficenë ka në memorje, vëmëndje, të menduarit dhe arsyetimi dhe komunikimi. Secila kërkon teknika ndërhyrje dhe një përsëritje prej disa herë të së njejtes temë.
  • 3. Zhvillimi socio-emocional: atashimi, aftesite interpersonale, loja, koha e lire dhe duket se zhvillimi social I fëmijëve me SD është I paprekur fare
  • 4. Autonomia personale, ku fëmija me SD duhet të mësohet të ushqehet, të vishet, të kujdeset për vete. Në kohën kur fëmija mëson këto aktivitete vetëm ateherë në kemi fituar një betejë të madhe!
  • Një program i mire terapie zhvillimi i zbatuar me rigorozitet do te sjellë dhe përmirësime në fushën e relacioneve dhe sjelljeve të fëmijës më vonë. Si te gjitha terapite dhe ajo e zhvillimit ka sens nese prodhon nje ndryshim, nese sjell nje përmirësim të kapaciteteve të fëmijës që është në trajtim. Gjithsesi nuk duhet të dorëzohemi përpara rezultateve dhe pse mund të kemi një pritshmëri të lartë.

Në një moshë më të rritur dhe në shumë praktika terapish nuk mungon dhe ajo okupacionale. Të mos harrojmë se të gjitha ndërhyrjet dhe orientimet teorike kanë si qëllim final të arrihet autonomia e fëmijës.