Programi i autonomisë

Programi i autonomisë

Programet e autonomisë personale

Pjesë e programeve të autonomisë personale janë: ushqyerja, tualeti, kujdesi dhe higjena personale, procesi i veshje-zhveshjes, orientimi hapësinor dhe kohor. Këto programe mund të integrohen përgjatë procesit të terapisë por një pjesë e tyre implementohen në ambientet natyrale të qëndrimit të fëmijës. Këto programe fillohen që në moshë të vogël, gjithmonë duke vleresuar etapat e zhvillimit të fëmijës. Aftësimi i fëmijës në këto fusha mundëson një kalim më të shpejtë në aspektet e autonomisë sociale. Aftësitë e listuara me sipër, me kalimin e kohës marrin një tjetër drejtim si psh., ushqyerja. Nëse fillimisht fëmija aftësohet në procesin e ushqyerjes autonome, me pas aftësohet në proceset e të përgatiturit të ushqimeve të thjeshta e deri në gatimin e një vakti të plotë.

Programet e autonomisë sociale

Programet e autonomisë sociale përfshijnë: aftësitë komunikuese, socializimi dhe aftësitë për të qenë pjesë e një grupi, kapacitetet aktive, përdorimi i mjeteve komunikuese, përdorimi i mjeteve të transportit etj. Këto programe kryesisht implementohen së bashku me operatorët e shërbimeve dhe me pas individi me SD aftësohet në kryerjen e përditshme rutinore të këtyre aktiviteteve.