Njoftime

Shpallje e Vendit Vakant – Menaxher Finance

Shpallje e Vendit Vakant – Menaxher Finance

Fondacioni Down Syndrome Albania (DSA), u themelua ne vitin 2013, si nje organizate jo qeveritare dhe jo fitimprurese per te operuar ne fushen e te drejtave te njeriut dhe me konkretisht te te drejtave te personave me aftesi te kufizuara. DSA eshte anetare e shume organizatave te tjera nderkombetare. Per me shume lutem vizitoni www.dsalbania.org dhe faqet tona te mediave sociale ne Facebook (Down Syndrome Albania) dhe ne Instagram (down_syndrome_albania)

 

Aktivitetet me primare te DSA jane:

-          Ofrimi i sherbimeve per personat me aftesi te kufizuara ne “Qendra e Shërbimeve PRO PAK”;

-          Ndergjegjesim dhe Advokaci;

-          Ngritja e kapaciteteve te njohurive profesionale ne fushen e aftesise se kufizuara.

DSA aktualisht puneson 24 persona dhe ka nje kapacitet per t’ju sherbyer drejt per se drejti rreth 100 perfitueseve primare (personave me AK) dhe shume perfitueseve te tjere sekondare (familjareve te tyre).

Burimet financiare te DSA perbehen nga:

-          Projekte

-          Donatore mujor ose njeheresh nga sektori i biznesit

-          Donatore individuale

-          Fushata dhe aktivitete per ngritje fondesh (perfshire veprimtari ekonomike si: shitje kartolinash, etj)

-          Tarifat e sherbimeve

 

DSA ka shpallur pozicionin vakant “Menaxher Finance” me kohe te plote e hene – e premte 09:00 – 17:00 dhe pret aplikime deri me dt 30 Qershor per kete pozicion.

Kriteret e nevojshme per tu permbushur nga kandidati:

1.       Te kete arsim te larte ne dege si kontabilitet – finance - banke

2.       Te kete te pakten 3 vite experience pune si menaxher/e finance

3.       Njeh programet kompjuterike te kontabilitetit (idealisht “Bilanci Online” qe DSA perdor)

4.       Eshte njohes/e dhe komunikon ne nivel te avancuar profesional ne gjuhen angleze.

5.       Titulli kontabel i miratuar perben vlere te shtuar

 

-          Prioritet do t’ju jepet kandidateve qe kane eksperience te njejte ose te ngjashme ne nje OJF

-          Prioritet do te kene dhe kandidatet me aftesi te kufizuara kur permbushin kriteret baze (asrsimi dhe eksperienca) si dhe kane te mundur te punojne ne nje godine qe nuk eshte e gjitha e aksesueshme. Godina jone nuk ka ashensor dhe zyrat tona jane ne katin e dyte te godines.

Perben avantazh dhe posedimi i nje patente te klasit B per levizje te nevojshme gjate punes.

Disa nga detyrat e ketij pozicioni:

-          Pergatit dhe ekzekuton te gjitha detyrimet financiare qe DSA ka me shtetin shqiptar, perfshire mbylljen e pasqyrave financiare

-          Pergatit planifikim buxhetor, 3, 6, 9 dhe 12 mujor

-          Pergatit raportet financiare perfshire ato narrative financiare per projektet/grantet ne zbatim nga DSA

-          Eshte njohes i procedurave te auditimit financiar

-          Mban komunikim me donatoret e DSA per cdo aspect financiar

-          Punon nga afer me menaxheren e projekteve qe ne fazen e shkrimit te nje projekti per te ndertuar buxhetin e parashikuar te projektit.

-          Kryen te gjitha procedurat e tjera ekonomike – financiare te DSA

-          Keshillon CEO-n mbi planifikimet e duhura financiare

Fondi total i pages per kete pozicion varion nga 600 – 800 euro gjithnje ne varesi te kritereve te kualifikimit.

Fituesi/ja /e pozicionit do te jete ne 3 muaj prove me nje kontrate 1 vjecare, perfshire periudhen e proves.

Te interesuarit lutemi te dergojne CV-ne e tyre ne Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. Dergimi dhe i nje letre reference perben plus per kandidatin/en si dhe mund te lehtesoje nje vleresim sa me te mire te kandidatures se tij/saj.

Vetem kandidatet e sukseshem ne permbushjen e kritereve dhe qe keto kritere jane lehtesisht te identifikueshme ne CV-ne e tyre, do te intervistohen. Intervistimi do te behet permes video call (skype ose aplikacionit whats app).

Adresa jone: Rr. Hajredin Kumbaro, Vila 5, (prane rrethrrotullimit te kuq te Saukut), Tirane.