Thirrje për punësim për team leader
Termat e Referencës
|
Pozicioni/Shërbimi: |
Team Leader (1 person) |
|
Projekti/EmriiProgramit: |
PRO PAK |
|
Llojiikontratës: |
Kontratë me kohë të plotë |
|
Periudha e kontratës: Ditët e punës: |
Fillon nga Mars-Prill 20195 ditë/javë |
Përmbledhje mbi Fondacionin Down Syndrome Albania
Fondacioni Down Syndrome Albania (DSA) është një organizate jo fitimprurëse themeluar më 2013 dhe punon në fushën e të drejtave të njeriut, me nje fokus tek të drejtat e personave me aftësi të kufizuara.
DSA advokon për të drejtat dhe nevojat e individëve me sindromën Down në Shqipëri dhe ofron shërbime për fëmijet dhe adultet me sindromën Down dhe të tjera aftësi të kufizuara intelektuale si dhe mbështetje për prindërit e tyre. Fushat tona të ekspertizës përfshijnë; vlerësimin dhe zhvillimin e fëmijëve dhe të rinjve; hartimin e planeve individuale të edukimit dhe ndjekjen e tyre; mbështetje të prinderve përmes këshillimeve individuale dhe seancave në grup; trajnime me fokus kryesor tek mësuesit, psikologët, terapistë të gjuhës dhe të folurit, punonjës sociale dhe të tjerë profesionistë që punojnë me individë me aftësi të kufizuara; botimin e udhërrëfyesëve praktikë për punën profesionale në fushën e aftësisë së kufizuar; design dhe implementimin e fushatave të advokimit, ndërgjegjësimit si dhe fushatave për mbledhje të fondeve; organizimin e konferencave dhe tryezave të rrumbullakta.
DSA është anëtare në:
- Global Down Syndrome Foundation
- Down Syndrome International (DSI)
- European Down Syndrome Association (EDSA)
- European Association of Service Providers for People with Disabilities (EASPD)
Projekti “PRO PAK”, të cilin DSA është duke implementuar konsiston në dizenjimin dhe implementimin e këtyre aktiviteteve:
1. Zgjerimin dhe përshtatjen e hapësirave të reja të shërbimeve në qytetin e Tiranës.
2. Ofrimin e shërbimeve terapeutike për fëmijët me aftësi të kufizuara 0-12 vjeç, shërbime të autonomisë personale dhe sociale për individë të moshës 12- 25 vjeç si dhe mbështetje për familjet e tyre.
3. Realizimin e 2 Planeve të Biznesit për ofrimin e 2 shërbimeve inovative.
Qëllimi i shërbimit:
1. Team Leader-i do të mbështesë Drejtorin e Shërbimit, do të ndjekë procesin e vlerësimit, supervizimin terapeutik dhe do të udhëheqë programin e ndërhyrjes së hershme në shtëpi.
Rolet dhe përgjegjësitë e Team Leader:
1. Pjesëmarrja në procesin e vlerësimeve si dhe përgatitja e raporteve të vlerësimeve.
2. Kontribuon në zhvillimin e planeve individuale të trajtimit.
3. Siguron edukimine vazhdueshëm të stafit mbi protokolle të reja dhe metoda të reja ndërhyrje.
4. Supervizon procesin terapeutik.
5. Të lehtësojë komunikimin dhe bashkëpunimin ndërmjet të gjithë anëtarëve të ekipit duke përfshirë terapistët, prindërit dhe profesionistët e jashtëm.
6. Të lehtësojë operacionet e përditshme të ekipit duke siguruar dokumentet e nevojshme, materialet, caktimet e datave të përditësuara për vlerësime dhe ndërhyrje terapeutike etj.
7. Të planifikojë periudhat e vlerësimeve/ rivlerësimeve dhe të koordinojë ekipin e vlerësimit.
8. Të përditësojë dhe mbajë sistemin e të dhënave dhe të shpërndajë informacionin në ekip.
9. Të mbledhë, të regjistrojë dhe përmbledhë të dhënat mbi sjelljen e vëzhgueshme të fëmijëve.
10. Kryerja e trajnimit të prindërve në përputhje me protokollet e trajtimit të fëmijës.
11. Të komunikojë në mënyrë efektive me prindërit dhe kujdestarët në lidhje me përparimin e fëmijës sipas udhëzimeve.
12. Të ruajë konfidencialitetin e të gjithë fëmijëve.
13. Të përdorë procedura të sigurta dhe të përshtatshme dorëzimi dhe udhëzimi gjatë punës me punën me fëmijët.
14. Të respektojë rregulloren e brendshme të DSA.
15. Të marrë pjesë në çdo aktivitet që DSA organizon në qender dhe jashtë saj.
Aftësitë dhe përvojat paraprake të kërkuara nga kandidatët:
- Diplomë në Psikologji
- Master në psikologji klinike, shkollore apo pedagogji speciale
- Trajnime të avancuara në metodat e ndërhyrjeve terapeutike për fëmijët me Aftësi të Kufizuara
- Minimumi 3 vjet eksperiencë pune në fushën e Aftësisë së Kufizuar
- Minimumi 1 vit eksperiencë në pozicionin e Team Leader
Kandidatët duhet të dërgojnë dokumentet e mëposhtme:
- CV të përditësuar
-Letër Interesi
Të interesuarit të dërgojnë CV-në e tyre së bashku me një letër interesi në adresën Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. dhe Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. me subjekt “Team Leader - PRO PAK”. Dokumentacionet mund të dërgohen edhe fizikisht pranë zyrave te Fondacioni Down Syndrome Albania në adresën: Rruga Xhon Kenedi, 200 m pasi kalon nënkalimin për tek rezidenca Kodra e Diellit.
Aplikimet janë të hapura deri më 14 Shkurt 2019, ora 17:00.
Kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen me e-mail brenda muajit Shkurt 2019.