Lajmet e fundit

Rekomandimet e Konferencës së I-re Prinderore per Aftesine e Kufizuar Intelektuale

Me datë 6 dhjetor 2016, u organizua Konferenca e I-rë Prindërore për Aftësinë e Kufizuar Intelektuale, një nismë e Fondacionit Down Syndrome Albania në bashkëpunim me Fondacionin Shqiptar per te Drejatat e Personave me AK, Fondacioni Femijet Shqiptare, Shoqaten MEDPAK, Shoqaten Ndihmoni Jeten, Shoqaten Partnere per Femije, Qendra Amna dhe Jonathan Center.

 

Rekomandimet si me poshtë bëhen publike për median dhe do të shpërndahen dhe zyrtarisht përfshirë çdo institucion shtetëror të nivelit qendror dhe lokal.

 

Rekomandimet si me poshte behen publike per median dhe do te shperndahen dhe zyrtarisht perfshire cdo institucion shteteror te nivelit qendror dhe lokal.

Rekomandimet sipas fushave:

Shërbimet dhe autonomia

Të përgjithshme:

• Të vihet në zbatim Neni 47 (Fondi Social) i Ligjit të ri për Shërbimet dhe Kujdesin Shoqëror në Republikën e Shqipërisë. 
• Eleminimi i pengesave për pjesëmarrjen e OJF-ve si subjekt në Ligjin Nr. 9643, dt.20.11.2006 për Prokurimet Publike.
• Vendosjes e standarteve për ofrimin e shërbimeve sipas llojit dhe grupmoshave të përfituesve si një nevojë urgjente për përmirësimin e cilësisë së këtyre shërbimeve. 
• Monitorimi i vazhdueshëm i qendrave të shërbimeve për cilësinë e ofrimit të shërbimit dhe kapaciteteve profesionale dhe etike të punonjësve.
• Hartimi i një plani të sistemit të referimit për AK intelektuale dhe pajisja e çdo institucioni të qeverisjes lokale/ vendore dhe institucioneve të ofrimit të shërbimeve (qendra shëndetësore, spitale rajonale dhe universitare).
• Ndërtimi i Hartës së Shërbimeve për Aftësinë e Kufizuar Intelektuale për të gjithë Shqipërinë dhe shpërndarja e saj në të gjithë institucionet e pushtetit lokal/ vendor si dhe publikimi i kësaj harte për të gjithë palët e interesit. 
 • Hartimi dhe vendosja e protokollit për identifikimin e hershëm të aftësisë së kufizuar intelektuale si përshkrim punë për të gjithë mjekët e konsultorit dhe mjekët e familjes. 
• Ngritja e strukturave mbështetëse të shërbimeve të autonomisë për individë mbi 13 vjeç me qëllim aftësimin e tyre në autonominë sociale dhe atë personale. 
• Ngritja e kapaciteteve dhe forcimi i etikës në komunikim për profesionistët dhe punonjësit e administratës publike për AK intelektuale. 
• Funksionimi dhe vënia në disipozicion e qendrave social- kulturore dhe sportive në ofrimin e aktiviteteve pa pagesë për individët me AK intelektuale.

Specifike: 
• Komisionet Mjekësore të Caktimit të Aftësisë për Punë të vendosin afate më të gjata për rivlerësimin e aftësive të individëve me AK intelektuale. 
• Ngritja e qendrave të informacionit mbi të drejtat, nevojat, shërbimet, arsimin dhe punësimin e personave me AK intelektuale në çdo qytet.
• Rivlerësimi për dhënien e pagesës së kujdestarisë për të gjithë individët me AK intelektuale bazuar në nevojat e tyre (rasti i sindromës Doëën e cila është e përhershme dhe ka nevojë për përkujdesje përgjatë gjithë jetës). 
• Vendosja e pagesës së kudjestarisë për të gjithë individët me AK intelektuale deri ne momentin e Ngritjes së Shërbimeve (ashtu sikurse parashikohet në Reformën e re të Shërbimeve). 
• Njohja dhe konvertimi i pagesave të kujdestarisë si vite pune për kujdestarin.
• Rritje e pagesës për aftësinë e kufizuar. 
• Sigurimi i transport publik qytetas dhe ndërqytetas falas për individin me AK intelektuale dhe përgjysmim i pagesës për kujdestarin ligjor.
• Prindërit/ kujdestarët e individëve me Ak intelektuale të kenë prioritet në marrjen e shërbimeve (qendra shëndetësore, spitale rajonale, zyra të gjendjes civile etj) si dhe të kenë prioritet në sigurimin e punës pranë zyrave të punësimit.

Arsimi gjithëpërfshirës

Të përgjithshme: 
• Përshtatja e kurrikulave mësimore dhe programeve të lëndëve përkatëse sipas llojit të Aftësisë së Kufizuar Intelektuale (Neni 64, i Ligjit Nr. 69/ 2012 Për Sistemin Arsimor parauniversitar në Shqipëri). 
• Krijimi dhe funksionimi i agjensive private të specializuara për kryerjen e vlerësimeve multidisiplinare si strukturë paralele dhe mbështetëse për DAR/ZA. 
• Bazuar në kriteret e Udhëzimit Nr. 38 të dt.7.10.2014 dhe Ligjit nr. 69/2012 të themelohen kurse/ lëndë specifike në universitete për mësues ndihmës.

Specifike: 
• Ngritja e një zyre në Ministrinë e Arsimit përgjegjëse për Arsimin Gjithëpërfshirës me qëllim garantimin dhe sigurimin e një arsimi cilësor për individët me AK intelektuale. 
• Sigurimi i mësuesit ndihmës për çdo fëmijë me AK intelektuale në institucionet publike arsimore. 
• Mësuesit ndihmës për fëmijët me AK intelektuale të kenë profilin përkatës sipas Udhëzimit Nr.38, Dt. 7.10.2014. 
 • Hartimi i një moduli standart trajnimi për mësuesit ndihmës dhe trajnim i mësuesve ndihmës nga organizatat përkatëse sipas profilizimit. 
• Përfaqësim i individëve me AK intelektuale në strukturat përkatëse (Bordi i prindërve)

Punësimi:

Të përgjithshme: 
• Të ndërgjegjësohen strukturat e Drejtorive Rajonale të punësimit në lidhje me etikën e komunikimin me personat me aftësi të kufizuara intelektuale dhe prindër e familjarë të tyre.
• Të nxiten të gjitha institucionet shtetërore, qëndrore dhe lokale, të zbatojnë ligjin dhe të punësojnë persona me aftësi të kufizuara.
• Ngritje e kapaciteteve të stafit të Shërbimit Kombetar të Punësimit, Inspektoriatit Shtetëror të Punës si edhe Drejtorive Rajonale në varësi të tyre në lidhje me akomodimin e arsyeshëm në punësim dhe formim professional për personat me aftësi të kufizuara intelektuale.
• Të hartohen plane afatshkurtra në zbatim të Planit Kombëtar të Veprimit për Aftësinë e Kufizuar, ku të merren përsipër detyra specifike, sipas indikatorëve të mirëpërcaktuar.
• Të hartohet një Dokument Politik I fokusuar në ngritjen, futjen në sistem të shërbimit të punësimit për personat me aftësi të kufizuara.
• Të përmirësohet kuadri ligjor në lidhje me punësimin e formimin profesional, I cili ende vazhdon të mbetet I copëzuar dhe jo I njehsuar për kategori të ndryshme aftësish të kufizuara.
• Të zhvillohen mekanizma, të cilat do të bënin funksional fondin e nxitjes së punësimit.
• Të përshpejtohet zbatimi I kuadrit ligjor, lidhur me vendosjen e ndihmësit personal, me qëllim nxitjen e punësimit të prindërve e familjarëve të fëmijëve me aftësi të kufizuara.

Specifike: 
• Të caktohet staf I veçantë, I cili do të punojë me orientimin në tregun e punës dhe në formim profesional të personave me aftësi të kufizuara.
• Ngritja e një qendre karriere dhe përgatitje për tregun e punës.

 

 

 

©  Down Syndrome Albania