Lajmet e fundit

Konferenca e I-rë Prindërore për Aftësinë e Kufizuar Intelektuale

Në kuadër të  Ditës Ndërkombëtare për Personat me Aftësi të Kufizuar, datë 3 Dhjetor, Fondacioni Down Syndrome Albania (DSA) në bashkëpunim me Fondacionin Fëmijët Shqiptarë, ADRF, MEDPAK, Help the Life, Jonathan Center, Partnerë për fëmijët, Future for you dhe AMNA, organizon Konferencën e Parë Prindërore për Aftësinë e Kufizuar Intelektuale në Shqipëri, më datë 6 Dhjetor, e martë ora 09:00, pranë Hotel Rogner salla Antigonea 1. 

 

 

 

Kjo konferencë ka për qëllim të sjell bashkë prindër të fëmijëve me Aftësi të Kufizuar, profesionistë të fushës dhe përfaqësues të institucioneve të qeverisjes vendore dhe lokale për të diskutuar mbi shërbimet ndaj individëve me Aftësi të Kufizuar Intelektuale, autonomisë, të drejtave dhe sfidave drejt arsimit gjithëpërfshirës dhe qasjes drejt rrugës së punësimit.