Logo

Njoftim per Eksperte/Trajnere

“Trajnim per procesin e kerkimit te punes dhe aftesite e buta”
 
Ne kuader te zbatimit te projektit “Hapi i radhes: Fuqizimi i te rinjve me aftesi te kufizuara drejt aftesive dhe mundesive per punesim”, shpallet thirrja per eksperte/trajnere per zhvillimin e trajnimeve mbi procesin e kerkimit te punes dhe aftesite e buta.
 
Ky projekt zbatohet nga Fondacioni Down Syndrome Albania, ne kuader te programit BE per Rinine, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i zbatuar nga UNDP dhe UNICEF ne Shqiperi, ne bashkepunim me Agjencia Kombetare e Punesimit dhe Aftesive dhe Agjencia Kombetare e Rinise, nen koordinimin e Ministria e Ekonomise dhe Inovacionit.
 
Permes ketij angazhimi synohet permiresimi i aftesive te te rinjve me aftesi te kufizuara per te hyre ne tregun e punes, duke i pajisur ata me njohuri praktike mbi kerkimin e punes dhe zhvillimin e aftesive te buta te nevojshme per punesim te qendrueshem.
 
Ekspertet e perzgjedhur do te angazhohen ne zhvillimin (Trajneri) dhe lehtesimin (fasilituesi) e sesioneve trajnuese gjitheperfshirese, te pershtatura per nevojat e pjesemarresve.
 
Per me shume downlodoni termat e references me poshte:
 
Termat_e_References_Trajnim_ne_Kerkimin_e_Punes_dhe_Aftesite_e_Buta.pdf
 
Termat_e_Referencs_Fasilitues_Trajnim_per_Kerkimin_e_Punes_dhe_Aftesite_e_Buta.pdf
 
 
Template Design © Joomla Templates | GavickPro. All rights reserved.