Pjesëmarrja qytetare dhe institucionale në këtë fushatë, rrit ndërgjegjësimin ndaj të drejtave dhe nevojave të individëve me sindromën Down, tregon mbështetje ndaj kauzës dhe dëshmon solidaritet ndaj tyre dhe familjarëve të tyre.
Gjithashtu, fondet e mbledhura nga shitja e çorapeve shumëngjyrëshe, ndihmojnë Fondacionin tonë për ofrimin e shërbimeve terapeutike për fëmijët me aftësi të kufizuara që frekuentojnë Qendrën e Shërbimeve PRO PAK, ku trajtohen çdo muaj 45 fëmijë me aftësi të kufizuara (me sindromën Down, në spektër të Autizmit, sindroma të tjera të rralla e deri në raste të fëmijëve me çrregullime në të folur si rrjedhojë e humbjes së dëgjimit).
Fondacioni Down Syndrome Albania, ndodhet në një vit të vështirë financiar, dhe për herë të parë pas 1 dekade, në risk serioz për vazhdimësinë e ofrimit të shërbimeve tona terapeutike. Fushata si kjo ku urojmë të mund të shesim 3000 palë çorape, janë shpresa jonë.
Si mund të bëheni pjesë e kësaj fushate:
1. Porosisni çorapet duke plotësuar këtë
FORMULAR deri me dt 10 MARS nëse:
-
Dëshironi të na mbështesni si institucion duke blerë një sasi çorapesh për stafin. (Lutemi nëse e keni të pamundur të mbështesni institucionalisht, të paktën ta ndani me ta këtë link ose të na ftoni të shesim me stendë pranë ambienteve të zyrave tuaja).
-
Dëshironi të bëni blerje personale, përfshirë për miqtë e familjarët tuaj, dhe preferoni që porosia t'ju vijë me postë.
Ose
2. Blijini çorapet në një nga pikat e shitjeve si më poshtë, duke nisur nga data 9 Mars 2025
Hapat e Vegjël, Rruga e Kavajës
LeFutur, Rruga Sami Frashëri
Prenatal (TEG, QTU)
Okaidi (TEG, QTU)
Shtëpia e Lodrave (Toptani Center, Ring Center, 21 Square, Rruga e Kavajës, Sheshi Wilson)
Albanian Night, Rruga e Kavajës
Infosoft
Librari Adrion
Nëse dëshironi t’i blini çorapet në një nga dyqanet partnere të fushatës, ju nuk duhet të plotësoni formularin.
3. Vishini çorapet me dt 21 Mars, apo përgjatë gjithë vitit dhe sipas dëshirës mund të postoni foto me to veshur në profilet e mediave tuaja sociale apo "Reels" korporativ. Etiketoni faqet e mediave sociale të Fondacionit Down Syndrome Albania si dhe mund të përdorni “hashtags”:
#21Mars, #DitaBoteroreeSindromesDown #CorapetShumengjyreshe #DSAlbania
#21March #WorldDownSyndromeDay #LotsOfSocks #LotsOfSocksAlbania #DownSyndromeAlbania
Çmimet e çorapeve:
1 - 4 palë "Çorape Shumëngjyrëshe" kushtojnë 600 lekë/pala
5 - 9 palë "Çorape Shumëngjyrëshe" kushtojnë 550 leke/pala*
10+ palë të "Çorape Shumëngjyrëshe" kushtojnë 500 lekë/pala*
* Ju kërkojmë ndjesë nëse jo në të gjitha dyqanet, do të jetë e mundur për të blerë çorapet me çmime të reduktuara, sipas ofertës sonë për sasitë 5+ palë. Secili prej tyre ka politika shitjesh që na duhet t'i respektojmë ndërkohë që ata na ndihmojnë në këtë proces. Kostos e DSA janë më të ulta nëse ju i porosisni çorapet përmes formularit dhe ne jua dërgojmë me postën ULTRA në adresë kundrejt çmimit fiks 200/Lekë në të gjithë Shqipërinë. Në këtë rast, oferta jonë është e garantuar.
Për porosi në të gjithë Shqipërinë shërbimi postar ofrohet me tarifë 200 lekë/porosi pavarësisht sasisë së palëve të porositura dhe pagesa i bëhet Cash Korrierit te ULTRA Post (partner i fushatës).
Për porosi korporative, DSA faturon biznesin mbështetës dhe pagesa bëhet përmes llogarive tona bankare.
*Për porosi jashtë Shqipërie, tarifa postare varion nga gramatura dhe shteti, por kosto finale do t’ju komunikohet me WhatsApp para postimit të dërgesës. Në këtë rast, ju duhet ta kryeni si fillim pagesën online në
https://www.dsalbania.org/index.php/dhuroni-me-visamastercard ose përmes PayPal në adresën
Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.
Masat e çorapeve:
27-30 - masë për fëmijë
31-34 - masë për fëmijë
36-40 - masë për të rritur
41-45 - masë për të rritur
Për pyetje dhe sqarime të mëtejshme në lidhje me fushatën mund të kontaktoni me Admirin në nr: +355 69 560 6269
Nëse keni një ide më të mirë dhe të qëndrueshme për të mbështetur punën tonë, lutemi të na kontaktoni në Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. .
Falenderojmë përzemërsisht Raiffeisen Bank Shqipëri që prej më shumë se një dekadë na mbështet në realizimin e kësaj fushate, dhe aktiviteteve në kuadër të 21 Marsir, Ditës Botërore të sindromës Down.
Faleminderit nga

!
Me mirënjohje
Ekipi i DSA