Qendra e Shërbimeve PRO PAK
Emri i ri i qendrës tonë të shërbimeve, u zgjodh diktuar nga misioni dhe përkushtimi ynë PRO të drejtave dhe nevojave të personave me aftësi të kufizuara; nga objektivi ynë për të siguruar shërbime PROfesionale për ta dhe për të qenë një faktor i rëndësishëm në sektorin e shërbimeve për ngritjen e kapaciteteve dhe dijeve të specialistëve që punojnë me dhe për PAK (Persona me Aftësi të Kufizuara).
Shërbimet për fëmijët dhe individët me aftësi të kufizuara
Vlerësime nga ekipi multidisiplinar
Vëzhgim, intervistë me prindërit dhe teste të standardizuara për të njohur nevojat e fëmijës dhe për të hartuar planin e terapisë.
Terapi fizike, psikomotricitet dhe hidroterapi
Fizioterapi për të përmirësuar lëvizjen, ekuilibrin dhe koordinimin, përfshirë ushtrime në ujë.
Terapi gjuhe dhe të foluri (logopedi)
Logopedi për komunikimin, të folurit, zërin dhe gëlltitjen.
Terapi zhvillimi dhe okupacionale
Për fëmijët 0–10 vjeç: aftësi njohëse, emocionale dhe të jetës së përditshme.
Terapi ABA
Analiza e Aplikuar e Sjelljes: sjellje të reja mësohen hap pas hapi përmes shpërblimeve.
Terapi me metodën Floortime
Metoda DIR/Floortime: loja si mjet zhvillimi, me përfshirje të ngushtë të familjes.
Terapi arti dhe muzikoterapi
Vizatimi dhe muzika si mënyra të sigurta për t'u shprehur dhe për t'u zhvilluar.
Terapi në grup
Grupe me 2 deri në 4 fëmijë për aftësi sociale, në një mjedis të sigurt.
Ndërhyrje e hershme terapeutike në familje
Për fëmijët nga lindja deri në 6 vjeç: mbështetje në shtëpi që familja të nxisë zhvillimin e fëmijës.
Mbështetje në kopshte dhe shkolla
Ndihmon fëmijët të zbatojnë në kopsht e në shkollë atë që mësojnë në terapi dhe të bëhen më të pavarur.
Kurset që zhvillojmë
Kursi i kërcimit
Për fëmijët 3–12 vjeç: argëtim dhe lëvizje që forcojnë motorikën.
Kursi i autonomisë personale (3–13 vjeç)
Aftësi praktike të jetës së përditshme që rrisin pavarësinë dhe vetëvlerësimin.
Kursi i gjuhës dhe i matematikës
Konceptet bazë të gjuhës shqipe dhe të matematikës, në një mënyrë të përshtatur.
Kursi i autonomisë sociale për adoleshentë dhe të rritur
Aftësi për një jetë të pavarur, për punë dhe për gjithëpërfshirje sociale.
Mbështetja prindërore
Informim për prindërit në pritje të një fëmije me SD
Përgjigje për pyetjet e para dhe mbështetje për prindërit që presin një fëmijë me sindromën Down.
Asistenca për prindërit e rinj
Pranë jush në ditët e para pas diagnozës, me informacion dhe mbështetje emocionale.
Grupi i mbështetjes prindërore
Një rrjet me më shumë se 100 prindër që ndajnë përvoja dhe këshilla.
Këshillim individual me psikologun
Kujdes edhe për veten: takime individuale me psikologun e qendrës.
Këshillim psikologjik individual me prindërit
Mbështetje për sfidat e përditshme të rritjes së një fëmije me aftësi të kufizuara.
Terapi në grup me prindërit
Takime në grup ku prindërit gjejnë mbështetje emocionale te njëri-tjetri.